Media: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza

Media: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza

Abu Mazen

Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, një propozim për administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës me pjesëmarrjen e Autoritetit Palestinez, por jo nën varësinë e tij.

Abu Mazen nuk ka dhënë ende një përgjigje, por ndërkohë është bërë e ditur se propozimi nuk është pëlqyer plotësisht nga ai. Lajmi raportohet nga Channel 12.

Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi ka miratuar zgjerimin e pushtimit tokësor në jug të Libanit, raporton rrjeti shtetëror izraelit Kan.

Zyrtarët ushtarakë dhe të sigurisë shtetërore hebreje konsideruan shpalljen e përfundimit të ofensivës tokësore javën e kaluar, por Halevi dha dritën jeshile për urdhrat e rinj për të zgjeruar sulmin, i cili mund të përfshijë më shumë mijëra ushtarë.

Nga ana tjetër, izraelitët bombarduan një kamp refugjatësh në Rripin qendror të Gazës. Forcat izraelite bombarduan një tendë të njerëzve të zhvendosur në Gaza në Nuseirat të dielën në mbrëmje, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Agjencia tregon se një sulm i dytë ndodhi disa orë më parë në të njëjtin kamp refugjatësh, duke rezultuar në të paktën 4 të vdekur, përfshirë një të mitur dhe duke plagosur disa njerëz.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Mediat: SHBA i ka paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez planin për armëpushim në Gaza

1731337244_153554112fe2f06c7a5c44d9e8b0.jpg

Abu Mazen

Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur presidentit të Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, një propozim për administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës me pjesëmarrjen e Autoritetit Palestinez, por jo nën varësinë e tij.

Abu Mazen nuk ka dhënë ende një përgjigje, por ndërkohë është bërë e ditur se propozimi nuk është pëlqyer plotësisht nga ai. Lajmi raportohet nga Channel 12.

Gjatë një takimi në Ramallah, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Barbara Leaf, i ka dhënë Abu Mazenit atë që në zhargon quhet një “no paper”: pika kryesore është krijimi i një ‘delegacioni ndërkombëtar të përkohshëm’ për një periudhë të shkurtër, i cili do të ftohet nga Autoriteti Palestinez për të marrë përsipër administrimin e Gazës.

Ora 09:03
Djali i Netanyahut: Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë u përpoq të rrëzonte qeverinë

Yair Netanyahu, një nga djemtë e kryeministrit izraelit, akuzoi Shin Bet, shërbimin e brendshëm të sigurisë, për përpjekje për të rrëzuar qeverinë, në një seri postimesh në X.

Referenca ka të bëjë me hetimet e vazhdueshme në zyrën e Netanyahut për rrjedhjet e dokumenteve të fshehta të inteligjencës dhe pretendimet se procesverbalet e takimeve që datojnë që nga fillimi i luftës janë manipuluar.

"Ne patëm një grusht shteti kundër zgjedhjes demokratike të popullit nga prokurorët, mediat dhe gjykatat," tha ai, duke iu referuar akuzave për korrupsion për të cilat Netanyahu është në gjyq.

“Por ne nuk kemi pasur ende një grusht shteti kundër zgjedhjes demokratike të popullit nga Shin Bet dhe ushtria”, shtoi ai, duke folur për një “Republikë bananeje si Amerika e Jugut në vitet 1960”.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit