Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë me kundërofensivën e kësaj të fundit tregojnë se në këtë pikë që kanë mbërritur gjërat, forcat e saj ushtarake janë të paafta për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin për pushtimin e vendit, tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit.
"Po mbërrijmë në një pikë kur zoti Putin do të duhet të rishikojë objektivat e tij lidhur me operacionin në (Ukrainë)", tha gjeneral-lejtnant Scott Berrier, shef i zbulimit ushtarak amerikan gjatë një konferencë mbi çështje të zbulimit e sigurisë kombëtare shumë pranë Uashingtonit. “Aktualisht është mjaft e qartë se ai (Putini) nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë që synoi në fillimet e operacionit", shtoi ai.
Rusia pësoi një tjetër goditje të madhe javën e kaluar, falë një kundërofensivë ukrainase që i detyroi trupat e saj të tërhiqen nga pjesa më e madhe e verilindjes së vendit.
"Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen", tha zoti Berrier, duke përmendur gjithashtu dhe hezitimin e zotit Putin për të mobilizuar plotësisht forcat ruse në luftë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Biden paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Mos e bëj, përgjigja do të ishte e menjëhershme










