Shefja e epidemiologjisë në Elbasan: Nëntori arriti kulmin nga 1100 tamponë, 586 pozitive! Kemi marrë 300 teste të shpejta

TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në Elbasan ka filluar të rritet në tetor, ndërsa përgjatë muajit nëntor preku kulmin! Shefja e Epidemiologjisë, Erleta Hila në një intervistë për Report Tv deklaroi se janë bërë 1100 tamponë ku pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar të prekur nga virusi.

 “Do kemi një shtim të rasteve dhe muaji nëntor, ka arritur një kulm me 586 raste  të konfirmuar me COVID, dhe me një shtim të testime që ka arritur në 1100 testime vetëm për  në muajin nëntor”, tha Hila.

Edhe gjatë dhjetorit mbetet e lartë kërkesa e mjekëve të familjes për të diagnostikuar persona të dyshuar me COVID-19. Përpos vatrave familjare, ka shumë të prekur dhe në shkolla e institucione shëndetësore.

 “Është shtuar sëmundshmëria COVID, janë shtuar kërkesat nga ana e mjekëve të familjes për rekomandim në rastet e personave të cilët  janë dyshuar për COVID.  Vatrat kanë qenë të shpërndara, nuk ka vatra fikse, ka patur vatra që janë rikthyer aktive, flitet për vatra institucionale, spitalore,  shkolla, dominojnë vatrat familjare me 2 ose 3 persona të infektuar në shtëpi", tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se kanë mbërritur 100 mijë teste të shpejta, por nga këto në Elbasan kanë mbërritur vetëm 300 copë. 

 “Numri ka qenë diku deri tek 300 teste, të cilat do fillojnë aplikimin këtë javë, është bërë shpërndarja dhe udhëzimin dhe praktikën e punës do ta fillojmë shumë shpejt”, përfundoi Hila.

Testet e antigenit do të aplikohen tek personat e dyshuar me COVID-19, në 5 ditët e para të shfaqjes së simptomave si dhe tek moshat mbi 60 vjeç.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnja: 10/12/2020 10:50

    Po shumë mirë, paskeni 300 teste të shpejta...përdorini disa herë që të testoni dynjanë. Se po e bët me nji përdorim, ato i mbaroni vetëmmpër 2 orë..kshu që lajini, jepjano ktyre që sterilizojnë që ta bëjnë steril dhe përdorini prapë. Po nuk dhan rezultat, përdorini si test shtatzanie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë