Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është urdhëruar të paraqitet në gjyq në Francë, për shkak të rolit të saj në vendimin e arbitrazhit të vitit 2008, me anë të të cilit iu dhanë 400 milionë euro biznesmenit francez, Bernard Tapie.
Lagarde, e cila në atë kohë ka qenë ministre e Financave në Francë, mohon të ketë kryer ndonjë shkelje ligji dhe përmes një deklarate bërë këtë të enjte, tha se kishte kërkuar nga avokatët e saj të apelonin vendimin.
Lagarde është shprehur se “ka vepruar gjithmonë në interes të shtetit në këtë marrëdhënie dhe në respektim të ligjit”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com