Shefja e ODIHR McCormack
takon ambasadorët e BE-së

Shefja e ODIHR McCormack<br />takon ambasadorët e BE-së
TIRANË – Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Conny McCormack u takua sot paradite me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Takimi nisi rreth orës 11:00  në zyrën e ambsadorit të BE, Ettore Sequi dhe përfundoi rreth orës 13: 15 minuta.

Asnjë nga të pranishmit nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për median, pas takimit i cili kishte në fokus zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe zhvillohet vetëm 5 ditë para procesit të votimit, në një moment kur partitë janë duke përmbyllur fushatën e tyre në rreth dhe institucioni kryesor i administrimit të zgjedhjeve ka mbetur me katër anëtarë të propozuar të nga partitë e djathta.

Një ditë më parë nga BE dhe SHBA bënë apel për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve dhe konstituimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Alexandër Arvizu në një komunikim online me qytetarët në rrjetin social facebooku shpreh se ka presion për votën ndaj votuesve. Duke e cilësuar turp kërkesën që vota të fotografohet ai shtoi se për këto raste u informoi ODIHR. Ai tha se rotacionin e përcaktojnë vetë votuesit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës