ITALI- Një shqiptar në Itali është arrestuar në qytetin Rimini për posedim lëndësh narkotike. Kur policia italiane po patrullonte në zonën Ambrosoli, ai i sheh dhe nga fika hedh brenda një parku lojërash një kuti syzesh të mbushur me kokainë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30, kur një komisar që patrullonte në zonë, duke kaluar përmes Ambrosoli, ka vënë re shqiptarin, i cili nuk ishte i pa njohur për autoritetet , pasi ka qenë dhe më parë i arrestuar më parë për trafik droge.
Policia nisi kontrollet ku atij iu gjetën dhe iu sekuestruan kartëmonedha të prerjeve të ndryshme për një total prej 155 eurosh si dhe një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë . Më pas shqiptari u arrestua dhe u gjykua për herë të parë, me akuzën e posedimit të drogës.