TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh me anë të koncesionit të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Shehaj ka publikuar një dokument, sipas së cilit vërteton se kompania koncesionare ka kompania ka fituar rreth 10 milionë euro, para këto të marra qytetarëve, thekson ish-deputeti, nga taksa e kalimit.
"Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Vetëm për vitin 2018, kompania ka fituar rreth 10 milionë euro. Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit. Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator të 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40%. Ky është vetëm viti i parë i një koncesioni që do të zgjasë 35 vjet. Dhe pēr 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit. Ky është mashtrimi i Edi Ramës. Ai tha që koncesioni duhej për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit por në të vërtet duhet për të pasuruar atë dhe miqtë e tij. Kjo është një provë e qartë pse Rama ka përdorur masivisht PPP-të, pavarësisht kritikave të Bankës Botërore, FMN-në dhe Departamentit Amerikan të Shtetit: të vjedhë shqiptarët për të pasuruar veten dhe për të konsoliduar pushtetin personal", tha Shehaj.
Në fund, Shehaj thekson se PD-ja do t'i jap fund koncesioneve, që ai i quan të padrejta.
"Partia Demokratike do të ndjekë paratë për çdo koncension të padrejtë dhe do vendosi para drejtësisë të gjithë pushtetarët grabitqarë dhe ortakët e tyre", përfundoi ai.
Dokumenti i publikuar nga Agron Shehaj
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Jakin Marena: Berisha ngre flamurin serb në Kuvend, Kurti zhbën shqipen, rastësi?!
20 Nëntor, 18:41