Shehaj: Basha drejtoi partinë si donte vetë dhe s’mban përgjegjësi, nëse mendojmë se zgjedhjet kanë qenë masakër elektorale, pse të shkojmë në parlament?

Shehaj: Basha drejtoi partinë si donte vetë dhe s’mban përgjegjësi, nëse mendojmë se zgjedhjet kanë qenë masakër elektorale, pse të shkojmë në parlament?

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj

TIRANË- Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj shprehet i bindur se vjedhja e votave nga kryeministri Edi Rama, siç pretendon Lulzim Basha, nuk është e vetmja arsye e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Në vijimësi të këtij mendimi, Shehaj thotë se nëse ajo që Basha thotë do të ishte e vërtetë, pra që shkaku i humbjes është vetëm vjedhja e votave, dhe jo arsye të tjera,  atëherë demokratët nuk duhet që të shkojnë në Kuvend. Për të, një nga arsyet kryesore të humbjes është djegia e mandateve, vendim i marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha. 

“Basha ju premtoi se do e rrëzonte Ramën, në fillim me protesta, bojkot dhe në fund me zgjedhje. Dështoi, por prap mund do ta lëshojë karrigen, e ka drejtuar partinë si ka dashur vetë dhe prap nuk do të marrë përgjegjësi, sot po justifikohet se zgjedhjet nuk i ka humbur, por kanë qenë një masakër elektorale. Ka pasur vjedhje të votave, por nëse mendojmë se kjo është e vetmja arsye, atëherë si mundet që të njohim zgjedhjet dhe të futemi në parlament, si mund të shkojmë në zgjedhjet e reja. Kush është i bindur që arsyeja e vetme që kemi humbur është blerja masive e votave nuk mund të futet në parlament, por t’u bëjë thirrje demokratëve që parlamenti të mos ngrihet. Jam i bindur që ka pasur blerje masive të votave, por një nga problemet kryesore gjatë opozitës, djegia e mandate”, tha Shehaj.

Shehaj theksoi se Basha nuk ka bërë një analizë të humbjes në zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas tij këtë rezultat po përpiqet që ta kalojë sikur nuk kanë ndodhur asgjë.

“Do kisha filluar me analizën dhe pastaj me zgjedhjet brenda PD. Nuk është një moment i mirë për të filluar për zgjedhje, anëtarët sapo dolëm nga një betejë e rëndësishme ku nuk arritëm rezultatin që donim, por që ka përfshirë partinë. Jam i bindur që rezultati ka ardhur si pasojë e një punë shumë të mirë dhe të madhe dhe të një përkushtimi i të gjithë juve, kështu që jemi të detyruar në një farë mënyrë që të bëjmë garën për kryetar pa kaluar nga analiza. Kjo do ishte më e logjikshme. (...) Sot Basha po kërkon ta kalojë humbjen sikur nuk ka ndodhur asgjë, lidershipi po tenton që të kalojë faktin që demokratët po qëndrojnë në opozitë sikur nuk është një problem, por ky është një problem. Mbase nuk është aq i madh për lidershipin, por për shqiptarët është shumë i madh, se ata do vazhdojnë të jenë të papunë, do vazhdojnë të vuajnë varfërinë si pasojë e qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës”, tha Shehaj.

Ai ka prezantuar para demokratëve të njësisë numër 9 në Tiranë edhe 4 elementët kryesorë të platformës së tij, nëse merr drejtimin e PD-së.

“PD duhet të forcohet dhe kjo duhet të vijë si pasojë e modernizimit, promovimi i njerëzve të mirë dhe të aftë, duke filluar te lista e deputetëve. Kjo listë duhet të bëhet nga anëtarët, janë ata që duhet të votojnë se kush është në listë dhe se si duhet të renditet. Pika e dytë është përgjegjësia e liderit të PD. Jam i bindur që lideri i PD duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë më. Lideri duhet të jetë i lidhur me fitoren, nëse nuk fiton duhet të largohet. Elementi i tretë është modernizimi i komunikimit dhe përfshirjes së anëtarësisë nëpërmjet një platforme online, t’i merret mendimi për disa çështje që Forumet e shikojnë të nevojshme, lokale apo kombëtare. Financa e PD, duhet ta bëjë të qartë dhe transparente se si financohet dhe se si përdoren financa, duhet të shmanget financimi me biznese që marrin para publike apo nga persona të dyshimtë”, tha Shehaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Aktivistja e paftuar në mbledhjen e PD, zemërohen demokratët, Agron Shehaj shuan debatin me qytetari (VIDEO)

Takimi i kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj me anëtarësinë në njësinë numër 9 është ka pasur një incident. Shkak është bërë një vajzë e cila nuk ishte anëtare e kësaj partie që ndërhyri për të bërë disa pyetje. Një gjë e tillë ka shkaktuar zemërimin e anëtarëve të PD-së të cilët i kërkuan që të dilte jashtë, megjithatë Shehaj e zgjidhi me qytetari këtë incident.

Aktivistja Ertila Haxhiaj: Dua t’ju bëj një pyetje që ka lidhje me ekspericën time si një e re shqiptare. Janë bërë uzurpime të protestave. Më ka shqetësuar një fakt sa herë kemi bërë takime gjithmonë është kërkuar uzurpimi i kaozës. Cili do të jetë raporti juaj me kauzat në shoqërinë civile. Ti thua “monitorimi me platformat online” duhet bërë shumë kujdes. Nëse i ka munguar diçka PD është fakti që ka patur segmente që e kanë ulur cilësinë e përfaqësimit. Dekriminalizimi i financave…dekriminalizim sepse flasim për financa. Po respektoj faktin që qytetarët duhet të flasim.

Anëtari: O motre çfarë pune ke ti me ne?

Agron Shehaj: Kjo është mbledhje

Anëtari: Ka mundësi të mbyllim telekamerat dhe të flasim me këtë zonjën.

Agron Shehaj: Nuk ka nevojë.

Anëtari: Ne jemi të gjithë demokratë, kjo bën derr-derr. Duhet të jesh anëtarë partie të jesh brenda.

Agron Shehaj:Nuk mund të abuzoni me hapësirën dhe lirinë këtu. Ju po i bëni…unë e di ça të thashë. Po jo moj zonjë.

Anëtari: A ka mundësi të largohesh…?

Agron Shehaj: Nuk është çështje pyetjesh. Është tek fryma. Unë ndjehem i sulmuar, nëse do bëjmë një takim bashkë. E dimë shumë mirë çfarë po pyesje. Jeni anëtare e PD? Keni ndonjë pyetje që ka lidhje me idetë e mia për kreun e PD. Nuk e ktheni në gjyq për PD-në këtë takim. O zonjë…dëgjo tani. Merrni të mirëqenë që brenda PD ka… Mund të na lejoni që të vazhdojmë mbledhjen?

Anëtari: Të ka sjellë dikush që të prishësh mbledhjen? Largohuni me të mirë. Jo, jo. Ikim ne, le të rrijmë kjo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kesaj i thone: 30/05/2021 18:20

    Tra la la zura nje gale them ta bej pershesh me dhalle

    Përgjigju
  • Berti: 30/05/2021 10:10

    Te shkosh se the ka dhen besimin populli fytyrDICK.

    Përgjigju
  • Antonio: 30/05/2021 08:21

    1000000% e sakte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë