Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë

 

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren, ndërsa i kërkoi gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit.

Pjesë nga replikat në sallë:

Elisa Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin 

Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.

Po mbani peng 140 deputetë. Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat.

Agron Gjekmarkaj: Po lironi foltoren

Elisa Spiropali: Dilni nga salla


Lajmi kryesor:

Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Për mustaqet e Kujtimit!

Ylli Pata: Për mustaqet e Kujtimit!