Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: Ia dhatë Stela Gugalljas, Enver Roshit, vëllait të ish-drejtorit Tusha e kreut të Bashkisë Divjakë, ndërtuan vila

Deputeti opozitar, Agron Shehaj zhvilloi një debat me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD. Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha. Shehaj pretendon se ata kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për t’i mbështetur.

Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë.

Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Pastrimi i parave

‘Pastrimi i parave "ulëret" në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u