"Kushdo qoftë unë shpresoj të jetë një zgjidhje politike. Në Tiranë nuk zgjidhet më administratori, por ka marrë një relevancë politike. Tirana është gjysma e popullsisë. Kjo është një temë për t’u diskutuar. Kandidati më adapt do të ishte vetë Basha. I ka cilësitë. Tashmë nuk është Basha i ri, ka gati 10 vite që ka mbi shpatulla në politikë. Kjo është në dorë të tij."- tha Shehi.
Ai vlerësoi se duke parë rezultatet e fundit zgjedhore opozita është mbrapa në kryeqytet.
"Unë nuk e kam frikë garën. Figurën politike e kam ndërtuar edhe jashtë parlamentit. Kjo është një zgjedhje që duhet ta bëjë vetë PD. Për hir të vërtetsë duke parë rezultatin e fundit në Tiranë jemi shumë prapa. Gjykoj se brenda PD ka edhe njerëz më të zotë se unë për këtë punë."- tha Shehi
Shehi: Lubonja gënjen, nuk ka qenë me mua në lokalin ku u rrah Rama
Dashamir Shehi ka deklaruar se ka qenë pikërisht ai që i ka treguar Lubonjës, se çfarë ka ndodhur 2 orë para në lokalin ku është rrahur Rama në dhjetor të 1996, duke theksuar se analisti nuk ka qenë në asnjë moment i pranishëm atje.
"Gjykoj që ka ca të pavërteta këtu, me Ramën kemi qënë në të njëjtin lokal, Lubonjës ja kam tregu, më ka pyetur dhe ja kam treguar. Nuk ka absolutisht asnjë lloj dialogu, kam qënë unë dhe një artist shumë i nderuar si zoti Ndricim Xhepa, dy miq të vjetër që hymë në një klub q ishim te dy deputete të PD edhe dolëm mbasi shkëmbyem një dy llafe me një grup artistesh me miq, edhe ne jemi largu për hesap tonë edhe zotin Rama e kemi lënë aty ne klub, ne kafe, te ai restoranti i vogël, aty te pedonalja e Tiranës, pastaj ka ndodh ajo që ka ndodh, te gjithë këtë histori ma ka kërkua zoti Lubonja dhe ja kam tregu, pjesa tjetër pastaj është një trill letrar, ska lidhje fare me realitetin."- tha Shehi.
Intervista e Dashamir Shehit te "5 Pyetjet nga Babaramo"
Sot Presidenti deklaroi se përveç hapjes së dosjeve të ketë edhe një lustracion. Janë dy propozime të opozitës që e kanë, ndërsa projekti qeverisë nuk e parashikon këtë?
Unë jam për variantin për lustracionin. Kam firmosur një propozim të shoqërisë së civile. Nëse nuk ka lustracion ky bie si ligj. E gjykoj se lustracioni si fazë e kësaj pune. Hapja e dosjeve të jetë e kufizuar. Për ata që dëshirojnë të bëjnë karrierë pr një sërë funksione të larta të shtetit. Njerëzit që kanë kontribuar në mënyrë hileqare të sistemit të vjetër të mos ecin përpara në funksionet publike. T’i rrinë larg. U bën 25 vite.
Kanë kaluar 25 vite, pse nuk janë hapur më parë?
Në fillim ndoshta nga frika, unë kam qenë një prej atyre që kam kërkuar të hapen Që në fillim kam kërkuar të hapen për ata që kanë kërkuar karrigen e lartë publike. Gjithmonë ka qenë debati se ka një numër të madh dosjesh dhe do implikoheshin njerëzit. Dosja është përdoru si një lloj shantazhi nëpër parti. Shpesh herë “dosjaxhiu” ka qenë personi më i gatshëm dhe më i përulur në funksion të shefit e partisë. Jo vetëm që kemi detyrimin të pastrojmë një pjesë të kësaj balte në Shqipëri. Të vendosim një drejtësi të pjesshme. E treta të vendosim kapak kësaj çështje dhe ta mbyllim. Janë tre pika që janë të vlefshme për t’i hapur pas 25 vitesh. Këta thonë se janë pa vlerë dhe që janë djegur unë them që t’i hapim këto pak..
Një tentativë për pastrimin e politikës, është nisma e PD për dekriminalizimin, Si mund të bëhet?
Dekriminalizimi do të ketë më shumë një funksion normal për legjislacionin tjetër. Nuk besoj se do kemi ndonjë mrekulli tani. Këta njerëz kanë hyrë me firmë të kryetarë të partive. Ky lloj komisioni të vërë ca rregulla.
Cilat janë këto rregulla?
Të përcaktohen ca rregulla morali. Ka vend për rregulla juridike. Vlersoj të rëndësishme një lloj statusi moral. Nëse ne themi që ky juridikisht i pastër, nujk do të thotë që një person të jetë i nderuar. Gjykoj se askush nuk i pengon partitë që ta dinë se cilët janë. Uroj që ky komision ta marrë seriozisht. E shoh të pamundur që të ketë spastrime në këtë legjislacion. Për dy vite janë zgjedhjet e radhës. Për 4 muaj kemi zgjedhjet lokale. Të krijohet një model për këto zgjedhje. Gjykoj se duhet të jetë e njëjta sitë. Kjo mund të shërbej si një lloj guide sa i përket zgjedhjeve të tjera.
Nga e djathta ka filluar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve?
Nuk kemi bërë një takim për këtë. Besoj se në ditët që do të vijnë, Basha besoj se do i japi një zgjidhje. Në krahun tonë situata është më e thjeshtë, dominon PD. Unë do ia dedikoja PD-së që të bënte këtë lloj zgjidhje. Të mos merret me ju keni 2 deputetë t’iu japim kaq. Kjo nuk më pëlqen. Është opozita që është në vështirësi dhe e ka rrugën malore. Të tregojmë se tendenca është pozitive, që po ngjisim maloren dhe në zgjedhjet politike të jemi në krye të kodrës.
Ju si bashkëthemelues i PD, nëse do ju propozonin për Bashkinë e Tiranës do të garonit?
Unë nuk e kam frikë garën. Figurën politike e kam ndërtuar edhe jashtë parlamentit. Kjo është një zgjedhje që duhet ta bëjë vetë PD. Për hir të vërtetsë duke parë rezultatin e fundit në Tiranë jemi shumë prapa. Gjykoj se brenda PD ka edhe njerëz më të zotë se unë për këtë punë.
Janë bërë sondazhe në PD?
Nuk e di. Kushdo qoftë unë shpresoj të jetë një zgjidhje politike. Në Tiranë nuk zgjidhet më administratori, por ka marrë një relevancë politike. Tirana është gjysma e popullsisë. Kjo është një temë për t’u diskutuar. Kandidati më adapt do të ishte vetë Basha. I ka cilësitë. Tashmë nuk është Basha i ri, ka gati 10 vite që ka mbi shpatulla në politikë. Kjo është në dorë të tij.
Thatë që Basha është politikani më i përshtatshëm nga PD, a mendoni se ka edhe bilancin më të përshtatshëm?
Në 4 vitet e fundit e di që nuk ka një bilanc të mirë. E di që ka dashur të bëjë dhe ka bërë punë. Unë shpresoja që të bënte më tepër për hir të së vërtetës. Kjo që është bërë në 2 vitet e fundit në dëm t Tiranës, Basha është penguar për të bërë projektet. Por kjo ka ndodhur edhe me Ramën. Prishja e mbikalimit të Zogu i Zi një budallik. E prishëm vetëm për hir të konflikteve politike. E njëjta filozofi më duket sikur po ndiqet edhe tani. Duhet të mbërrijmë në një logjikë më të ftohtë dhe më të qetë për qytetin.
A mendoni se do arrihet kohezioni brenda së djathtës. PR deklaroi Arben Dukën si kandidat. PD në qendër nuk ka dhënë një deklaratë, ndërsa PD në Durrës e ka kundërshtuar. A mendoni se mund të tejkalohet kjo situatë ?
Besoj se tejkalohen. 61 Njësi administrative janë. Do isha i lumtur sikur të gabohej vetëm në 10-15. Besoj se do ta gjejmë gjuhën.
Si e gjykoni kanidaturën e Arben Dukës?
Unë e gjykoj pozitive. Potencialisht e konsideroj edhe fituese. Ai i ka treguar në vite. Këto janë njerëz të verifikuar.
4 Muaj para zgjedhjeve nga opozita na vijnë shenja apatizmi?
Nuk e vlerësoj se është kështu. Dëshira për t’i filluar zgjedhjet 6 muaj para s’më ka pëlqyer. Në Evropë nuk e gjej këtë. Këtë radhë ka një lloj stepje nga të dy palët, sepse ka një diçka të paditur. Po shkojmë të votohemi me një formë të re territoriale.
Basha paralajmëroi protesta më 25 shkurt, por nuk i zhvilloi?
Gjykoj se ka bërë mirë që nuk i ka zhvilluar protestën. Do ishte harxhim energjie. Kemi zgjedhjet përpara, ajo që është realisht përpara.
Gjithnjë seancat parlamentare janë tensionuara, e tille ishte edhe ajo e fundit Berisha duke u nisur nga një intervistë e dhënë ne kanalin italian La7 riktheu në vëmendje një ngjarje qe ka ndodhur ne dhjetor 1996. U rihapen arkivat e gazetave, filluan të flasin protoganistët e ngjarjes. Një nga dëshmitarët e saj ishte edhe zoti Lubonja i cili thoshte se 1-2 ore para se te ndodhte rrahja e Edi Ramës ju keni rastisur në të njëjtin lokal
Gjykoj që ka ca të pavërteta këtu, me Ramën kemi qënë në të njëjtin lokal, Lubonjës ja kam tregu, më ka pyetur dhe ja kam treguar. Nuk ka absolutisht asnjë lloj dialogu, kam qënë unë dhe një artist shumë i nderuar si zoti Ndricim Xhepa, dy miq të vjetër që hymë në një klub që ishim të dy deputetë të PD edhe dolëm mbasi shkëmbyem një dy llafe me një grup artistesh me miq, edhe ne jemi larguar për hesap tonë edhe zotin Rama e kemi lënë aty ne klub, ne kafe, te ai restoranti i vogël, aty te pedonalja e Tiranës, pastaj ka ndodh ajo që ka ndodh, te gjithë këtë histori ma ka kërkuar zoti Lubonja dhe ja kam tregu, pjesa tjetër pastaj është një trill letrar, ska lidhje fare me realitetin.
Keni pasur shkëmbime batutash me Ramën?
Absolutisht se kam njoh fare në atë kohë, hic fare. Aty ishte një këngëtare që e njoh edhe që ështe këngëtare dhe sot e kësaj dite, një vajze shumë e mire dhe ate kam njoh un se ështe mbesa e nje miku tim edhe zoti Xhepa u përshëndet me ato artistat e tjerë që ishin aty, disa piktore disa aktorë, kjo ështe e gjitha.
Dmth ështe fantazi e shfrenuar?
Po po komplet, nga fillimi deri në fund
Po ngjarje të nesërmen si e morët vesh?
Unë e mora vesh si gjithë qytetarët e tjerë. Nuk ishte ndonjë gjë e re. Lubonja ma kërkoi tia tregoj, Lubonja lë edhe një hije dyshime se ka mundësi që e ka rrah filani. Unlë kam bërë shumë zullume, por Rama është më i gjatë se unë.
Si e gjykoni klimën kaq të tendosur politike?
S’kam qenë kurrë e këtij lloj zhargoni politike, e këtij fjalori, nuk më pëlqen. Gjykoj se është një klimë inproduktive. Realiteti është një gjendje permanente konflikti mes Presidencës dhe qeverisë. Vjen për shkak se nuk janë përcaktuar mirë ligjet. Përtej sherreve Nishani-Rama. E konsideroj situatën akoma të menaxhueshme. Kemi nevojë për 3 reforma. Reformë në drejtësi, reformë administrative. Kjo që kemi është e pjesshme, të korrigjohet. Gjykoj edhe reformën elektorale. Akoma po me të njëjtin ligj që kreu i Partsë të zgjedhë me listë. Vota e popullit për të përzgjedhur personazhe është zhdukur .
Kushtetuta po të fillojë ndërtimin që sot mbaron qetësisht para zgjedhjeve. Unë gjykoj që kjo është një e drejtë e opozitës ti ngrejë këto tema. Kjo është rilindja nëse do qeveria ta bëjë këtë, nuk është mbledhja për të hequr kreun e KLD duke arnuar kushtetutën. Unë e kuptoj që qeveria e shkuar e Partisë Demokratike i ka mbushur institucionet me miqtë e shumicës por duke tentuar të çmontojmë këtë sistem ne po bëjmë të kundërtën. Kjo mazhorancë sipas meje duhet të suportojë përfundimin e mandateve që ka dhënë mazhoranca e shkuar se kështu mund të bëhen shembulli i parë i politikës së vërtetë. Më e vogël është dhimbja për të duruar ata që i ka vënë tjetri sesa duke lëkundur sistemin. Partitë bëhen më të forta nëpërmjet kësaj formule duke lënë në punë ata që janë. Hajde ti hyjmë reformës së kushtetutës njëherë e mirë për të mos e qepur e shkepur 100 herë. Jemi vend që kemi lëviz me shpejtësi në çdo fushë dhe kjo është mjaft pozitive për ne.
Si u janë dukur Aksionet e fundit e ndërmarra nga qeveria për energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje?
Njëherë unë me këtë pikëpamje thashë që jam pak me Ramën se këtu duhet vënë nën kontroll vendi por nuk jam dakord me metodën e zgjedhur nga Rama. Është imponim shpeshherë i dhunshëm. Duheshin shembur këto që u shembën por ama qytetarët duhet të kishin një afat. Nuk duhen mbështetur politikat mbi aksionin por mbi politikat e vazhdimësisë si dhe në dhënien e mundësisë që qytetarët të gjejnë një mundësi të dytë rikuperimi. Kështu si e bën Rama kam frikë se pas 2 viteve të para nuk do mund të bëjë dot gjë tjetër. Duhet politikë permanente. Për ndërtimet pa leje por edhe për energjinë duheshin këto aksione por jo në formën që zgjodhi qeveria.
Në princip unë jam dakord me Ramën dhe për këtë lloj lufte unë nuk bie dakord me kolegët e mi të opozitës të cilët kanë sensin e kundërshtimit të çdo gjëje. Dje erdha nga Korça dhe është për të ardhur keq që sot janë gati 300 shtëpi të ndërtuara në fushë. Këto shtëpi kanë prishur ambientin, parcelat bujqësore, kanë prishur rrugën nacionale pasi fshatarët me mjetet e vjetra kalojnë në rrugë nacionale të projektuara për një shpejtësi të madhe. Dhe mora si shembull zonën që respekton më shumë ligjin. Kjo është politika evropiane? Unë gjykoj që kjo nuk është e drejtë ndaj i jap të drejtë Ramës në disa veprime që ka ndërmarrë si qeveri. Kemi prit nga kjo qeveri që do sillte shumë risi por nuk i ka sjellë ashtu siç duhej.
Unë nuk jam dakord me raportet se rritja ekonomike është 2.2%. Praktikisht sipas meje nuk është aq por është një e mesme shqiptarçe 1.8%. kjo nuk është e mjaftueshme sepse sot duhet të kalojë mbi 2.5% rritja ekonomike në mënyrë që të krijohet një vend i vetëm pune. Që të krijohen vende pune duhet kapërcyer 2-3% kaq sa e kemi është pothuajse zero dhe nuk gjykoj se është rritje.
Çfarë nuk funksionoi?
Evropa ka filluar të lëvizë dhe kjo tek ne ndoshta do reflektohet pas një viti pasi emigrantët tek ne janë faktor i rëndësishëm i të ardhurave. Unë nuk shoh reforma konkrete për ekonominë. Në dy vite janë rritur taksat, po rrënohet biznesi. Biznesi sipas meje nuk funksionon nëse nuk akumulohet entuziazëm pasi kështu nuk ka zhvillim. Energjia dhe çmimi i saj që ishte më i lirë se një pjesë e rajoneve dikur shërbente si atraksion sot nuk është më. Nafta ka dëmtuar qëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe unë nuk e di kush i ka dhënë këto ide. Biznesi është emotiv, jeton mbi optimizëm ndaj unë gjykoj që këtu është bërë gabim. Duhej rritur efiçenca e doganave se kështu do kishim 20-30% më shumë të ardhura pas 1 dekade. Energjisë sipas deklarimit të fundit i mungon 40% e të ardhurave. Në fushën e ekonomike janë bërë shumë gabime që e lënë atë copë-copë. Në një vend si ne që nuk mbledh dot kapital, shteti duhet të investojë për shërbime publike, sepse kështu rrisim kapitalet e financimit të bizneseve. Evropa nga viti që vjen do drejtohet drejt financimeve publike. Edhe Shqipëria këtë koncept duhet të ketë. Paraja të mos shkojë për koncesione por për financime publike. Ka elementë kjo qeveri të mirë siç janë Lazarati, kontrolli mbi territorin por ama ka edhe të tjera që janë negative. Me gabimet e kësaj qeveria opozita ka shumë mundësi që nëse vjen me një platformë serioze të vijë si forcë kryesore në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)