Shehi në Report Tv: Nëse opozita do ishte e bashkuar, do garoja për Bashkinë e Tiranës! Këlliçi të dalë përtej Berishës nëse do të fitojë

TIRANË- Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë. Në një intervistë në Report Tv , në emisionin ‘Kontrast’, në Report Tv, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Shehi konfirmoi se nëse 2 palët e opozitës do dalin më kandidat të tyre, atëherë edhe koalicioni i tij parazgjedhor me Astrit Patozin, do dalin me një emër në garën e 14 majit.

“Nuk është punë për mua, kjo mund të vlente nëse do kishte një marrëveshje të opozitës për një kandidat, por në kushtet e sotme është pas e vështirësi, simpati kam pasur në qytet, kam garuar dhe kam fituar vota, kam qenë ndër më të votuarit, por kjo kërkon një plan në prespektive. Nëse do dilet me më shumë se kandidat, do kemi dhe një kandidatin tonë. Kemi nevojë për një hark të madh opozitar. Duhet një kandidat dhe një hark opozitar, kjo na bashkon kundër Edi Ramës”, tha Shehi.

Edhe analisti Lorenc Vangjeli, e shesh Shehin si kandidatin që do mund të bashkonte opozitën.

 “Në politik nuk funksionon logjika, por politika në Tiranë karakterizohet nga emocionet dhe këtë këtë rast janë edhe negative. Opozita hyn e disavantazuar për përballë uniticitetit të PS, opozita rrudh shanset e saj, Bashkia e Tiranës është e rëndësishme, sa nëse opozita do fitonte do vite në dyshim legjitimitetin e qeverisë. Oferta që do vinte nga opozita, do kishim një parti pa kandidat, në rastin tjetër një kandidat pa parti. Shehi si kandidat do të bashkonte opozitë”, tha Vangjeli.

Tirana është sheshbeteja për zgjedhjet vendore dhe Shehi nuk është optimist për kandidaturën e Belind Këlliçin, përtej asa që e cilëson si “djalë i mirë”.

Ai thotë se Këlliçi duhet të dalë përtej Sali Berishës dhe grupit të tij, për të shkuar drejt fitores, përballë Erion Veliajt.

“Është ushtar i Foltores, apo për të qenë më tepër. Mendoj se është më shumë, këtu del 3 herë në ditë Berisha në TV, nëse do hymë në zgjedhje me Tiranën, duhet të dal Këllici në TV, duhet të dalë përtej partisë së vet, nëse do të marrë Tiranën”, tha ai.

I pakënaqur me mënyrën se si ka zgjedhur Këlliçi t’i qaset qytetarëve është dhe Vangjeli

“Të dal nga kostumi i drejtorit komunal, gjuha e tij duhet të jetë politike”, deklaroi analisti, i cili ndau të njëjtin mendim si Shehi, që Berisha duhet të rrijë larg fushatës politike.

Ndalur te protestat e bëra nga Berisha ai deklaron se nuk do t’u bashkohet, e ndërsa e pranon se në shesh kanë dalë pak qytetarët që kurrsesi nuk e trembin Ramën.

Në fund, pas marrëveshjes së arriti me Patozin, ai pati edhe një thirrje për partitë e tjera.

“Kush mendon kundër qeverisë Rama, po mendon ndryshe nga Berisha Meta ka dhe një adresë tjetër politike, që nuk është kundër tyre, por i konsiderojmë rival”, tha Shehi.

17 shkurt, Shehi zyrtarizoi marrëveshjen me “Bindjen Demokratike” të Astrit Patozit, ku fokusi do të jetë tek Këshillat Bashkiakë. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 24/02/2023 07:53

    Po ju mendoni se Dashi eshte complet budalla? Si te konkuroje si kandidat per kryetar bashkie,kur e ka te sigurte humbjen,apo qe te dorzoje mandatin,qe mezi e fiton i shkreti?Dashi pijanec pensionist,mbaroi koha e tij.Nuk e kuptoj çfare pritet nga ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë