Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë

Përçarja e Partisë Demokratike në dy pjesë, ka përçarë edhe aleatët e selisë blu. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozi do të jenë bashkë në një aleancë para zgjedhore në garën eloktorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fokusi do të jetë tek Këshillat Bashkiakë.

Ato paralajmëruan se nëse opozita do të dalë me 2, 3 apo më shumë kandidatë, edhe grupimi i tyre do të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet lokale. Dashamir Shehu kreu i LZHK-së u shpreh se dëshira është që opozita të dalë me një kandidat kundër Edi Ramës, po nëse PD nuk do të bashkohet ato do të kenë kandidatin e tyre.

‘Ne jemi të hapur për parti të reja. Besojmë se do jetë fillimi i një lëvizje që do të vijë duke u zgjeruar. Njerëzit kanë të drejtë që të mendojnë ndryshe dhe mbase këtu do të shohin një shpresë dhe një frymë tjetër. Nëse PD do të vendose 2 apo 3 kandidatë, dëshira jonë është që të dilet me një kandidat. Ne jemi munduar që të gjejmë një formula bashkëpunimi. Dëshira të largojmë Edi Ramën dhe të kemi një kandidat për ballë kandidatit socialist. Ne s’kemi një pikë përfundimtare. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe. Nëse ato nuk bashkohen, ne do kemi kandidatët tonë. Në nuk hyjmë në fushatë të dëmtojmë njeri. Jemi në atë pikë që nëse opozita dërgon 2 ose 3 ne do futemi në garë.’- u shpreh Shehu.

Ndërsa kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh se derisa kohë ka dy fraksione të PD-së ato do të dalin me përfaqësuesit e tyre. Patozi u shpreh se me Berishën i ndan vizioni politik.

‘Përderisa kohë ka dy pjesë të PD-së ne si fraksion opozitar do të kemi përfaqësuesit tanë. Nëse ato do të përçajnë votën opozitare ne do të kandidojmë. Ajo që mund të na bashkojë është kandidati i përbashkët. S’kemi pse të ndjekim një linjë që nuk është e jona dhe nuk e besojmë. Shehi e tha shume mirë. Ne na ndan me Berishën vizioni politik.’- u shpreh Patozi.

Shehi e Patozi saktësuan se qëllimi parësor është pasja e një kandidati për kryetarë bashkie, që përfaqëson të gjithë opozitën përballë kandidatit që do garojë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, ndërsa paraprakisht koalicioni në thelb ka Këshillat Bashkiak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Medemek: 17/02/2023 18:54

    Dasho ja bone mutin Berishes…?

    Përgjigju
  • Tan tironsi: 17/02/2023 16:19

    Aha,i maroi rakia shqupit

    Përgjigju
  • Sifi: 17/02/2023 14:48

    Dy figurat me simpatike dhe me te afta qe ka e djathta shqiptare

    Përgjigju
  • Or tej: 17/02/2023 14:11

    Raki ene icik bixhoz per meze or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Kistra: 17/02/2023 13:36

    Mooooos, po moren edhe Nard Ndoken i perlane zgjedhjet keta!

    Përgjigju
  • Blenard: 17/02/2023 13:31

    Yyyyyppppp xhixhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë