Dashamir Shehi në Report TV: Kemi nevojë për përmbysje të madhe, Jozefina Topalli e mirëpritur

Cila është formula që do ta çojë të bashkuar opozitën jashtë parlamentare në zgjedhje? Është kjo dilema me të cilën po përballet kryedemokrati Lulzim Basha dhe aleatët e tij kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet. Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka gati propozimin, nëse përfaqësuesit e ekstra parlamentares do të dalin nga Këshilli Politik pa arritur objektivin e tyre për të ruajtur koalicionet parazgjedhore. Në një intervistë për Report Tv, Shehi thotë se është e rëndësishme që të gjithë të jenë kundër Ramës.

“Nëse s’është e mundur me koalicionet maksimale, të jenë minimaliste koalicionet, ama ne duhet të gjejmë mundësinë që të shkojmë me idenë e bashkimit, idenë që jemi kundër atyre (PS) duhet ta ruajmë këtë ide se është shumë e rëndësishme” thotë Shehi.

Por a i druhet  Kreu i LZHK rrjedhjes së votave të së djathtës drejt partive të reja që po krijohen?

“Kush është i zoti për t’i marrë votat le t’i marrë, i bëfshin mirë” ironizon kreu i LZHK.

Deklaratat e Jozefina Topallit se vendit nuk i duhet rotacion politik, por një ndryshim rrënjësor, për kreun e LZHK, Dashamir Shehi janë të drejta.

“Jam dakord me Topallin kur thotë se nuk kemi nevojë thjesht për rotacion, por kemi nevojë për një përmbysje të madhe”, shprehet Dashamir Shehi.

Por për të arritur ndryshimin, sipas aleatit të Bashës nevojitet kontributi edhe i Jozefina Topallit. Pavarësisht kritikave të saj për opozitën jashtëparlamentare dhe qëndrimit se nuk do të rikthehet në Partinë Demokratike përsa kohë Lulzim Basha të jetë kryetar, Shehi shpreson në një rikthim të Topallit. 

“Për mua është e mirëpritur përtej ideve që i shpreh me një pathos të madh, por unë gjykoj që Shqipëria ka nevojë për bijtë e bijat e veta ku hyn edhe Jozefina”

Ajo që e sheh të pavend në deklaratat e ish ligjvënëses demokrate, për Dashamir Shehin janë kritikat për udhëheqësin e opozitës ekstraparlamentare, Lulzim Bashën. Shehi e mirëpret thirrjen e ambasadores Kim se të gjitha partitë politike duhet t’i përfshijnë në një vetting të brendshëm kandidatët e tyre, por ka edhe një sugjerim për të.

“Ambasadës amerikane i them shumë faleminderit, që ndihmon dhe kontribuon, por duhet të ketë parasysh tezën bazë që krimi është me qeverinë, minimalisht në 90 përqind të rasteve ndaj duhet të vazhdojë të survejojë t’i drejtojë gishtin, ti tregojë dhëmbët qeverisë”i  sugjeron kreu i LZHK shefes së diplomacisë amerikane.

Shehi pranon se edhe ndaj tij ka patur oferta për të lënë aleancën me Lulzim bashën, por thotë se ata që kanë marrë përsipër të bëjnë ndryshimin, duhet ta bëjnë me ndershmëri dhe jo nëpërmjet pazareve.

Intervista e plotë:

Do ta nisim këtë intervistë me pikëpyetjen për listat e hapura dhe për koalicionet parazgjedhore, dy çështje mjaft të rëndësishme zoti Sheji, apo jo?

Ne gjykojmë që kjo kushtetutë që u bë, edhe pa dëshirën tonë, pak rëndësi ka tani, kjo do të zbërthehet në disa ligje, marrëveshje dhe unë shpresoj që kolegët tanë opozitarë, që janë në këtë tryezën politike, si të thuash, në njëfarë mënyre, ta zbërthejnë këtë kushtetutë të re. Ne jemi në një marrëveshje, për një kod zgjedhor të pranueshëm për të gjitha palët dhe maksimalisht të ruajë dy gjëra kryesore që i kemi kërkuar: të ruajë koalicionet, tani format definitive specifike do t’i shikojmë këto ditë që vijnë dhe, e dyta, të tentojë të hapë maksimalisht listat, që s’është një ide e ditëve të fundit por një ide e kahershme e një pjese të madhe të opinionit shqiptar. Uroj të bëhen sa më shpejt këto dy punë. Do të doja që të mbylleshin brenda shtatorit, pavarësisht, si të thuash, se ligji i ri shkon dhe në një afat pak më të gjatë, por të mbyllet kjo punë, të hiqet qafe se u bënë 2-3 vite që po merren gjoja me kodin, me tryezën, me komisionet dhe s’kemi mbaruar punë. Të hiqet kjo punë që të fillojmë të mos merremi me burokracitë, me administrimin zgjedhor, por të merremi me çështjet politike, se zgjedhjet janë një event politik, çfarë programi kemi, çfarë do t’u ofrojmë shqiptarëve, çfarë u kanë bërë shqiptarëve këta që janë në qeveri, çfarë përgjegjësish duhet të mbahen, cilat janë alternativat e reja, kush janë njerëzit e rinj. Gjykoj që me këto duhet të merremi, prandaj uroj që të mbyllet një ditë e më parë, brenda shtatorit, me shpresë dhe pastaj të kemi 5-6 muaj përpara për t’i shpjeguar shqiptarëve se kush është e mira për ta. Pastaj të votojnë.

Zoti Shehi, po nëse koalicionet parazgjedhore nuk ruhen?

Do të gjejmë formën, të gjithë d.m.th., ç’është e mundshme, për të gjetur formën që të shkohet me koalicione. Në qoftë se s’është e mundur me koalicionet maksimale, minimaliste koalicionet. Ama sensin e koalicionit, idenë që jemi të gjithë bashkarisht d.m.th. kundër këtyre që po na qeverisin sot, këtë duhet ta ruajmë se është shumë e rëndësishme për politikën, për opinionin, por edhe nga ana pragmatike, se në qoftë se do të ndahemi pjesë-pjesë, një pjesë e votave që teprojnë për efekt të këtij ligji të keq, shumë të keq që është sot, i shkon zotit Rama në mënyrë të padrejtë.

Ju vetë personalisht, a besoni se me zotin Basha dhe me të gjitha ato çfarë po shikoni si lëvizje brenda PD-së, do t’i fitoni zgjedhjet? Besoni se mund të shkohet në zgjedhje me një program, apo ka ardhur koha për rotacion?

Unë mendoj se jo vetëm që do t’i fitojmë zgjedhjet, por do t’i mbi fitojmë. Kjo për një mijë arsye. Një nga arsyet është edhe zoti Basha. Nuk është shkëlqimi i botës, por unë gjykoj që Shqipëria nuk ka nevojë më as për kordhëtarë, as për politikanë gjeni, por ka nevojë për njerëz normalë dhe zoti Basha është njeri normal. D.m.th., në një situatë 30-vjeçare, pothuajse anormale, të vijë një njeri 2 normal, unë e quaj pozitive sepse shqiptarët janë mësuar që të udhëhiqen nga kordhëtarët e heronjtë. Gabim i madh kjo punë. Kështu që atë gjë të cilën ia quajnë si defekt zotit Basha, unë e quaj një cilësi, një gjë shumë të pranueshme. Kjo është e para. Por ne nuk do të fitojmë thjesht prej zotit Basha. Ne do të fitojmë sepse jo qeveri e ka trashur kaq shumë zullumin, sa që e ka këputur dhe si të gjithë zullumqarët do të marrë një dënim nga populli. Edhe ditët i ka bërë, u bënë 8 vite. Çfarë presin shqiptarët, ta djegë fare Shqipërinë ky? E ka vjedhur, e ka grabitur, e ka dhunuar, nuk e di nëse është bërë ndonjë gjë në këto 8 vite. Rrogat janë po ato.

Në pushtet nuk vihet se ka bërë orët pala tjetër, por vihet me një program.

 Jo, jo, jo. Dakord, por po e lë të fundit programin. T’i thashë me radhë, por më të rëndësishmen po e lë për në fund. D.m.th. në pushtet do të vijmë se kemi njerëz për të qenë, edhe si zoti Basha. Në pushtet do të vijmë sepse zullumin këta që e kanë qeverisur, se atëherë kështu i bie që ne të ushqejmë të papërgjegjshmit, edhe shqiptarët e kuptojnë fort mirë që këta njerëz i kanë bërë një dëm shumë të madh Shqipërisë. Dhe e treta, do të vijmë se ajo që u ofrojmë, jo në krahasim me këtë që ndodhemi sot, por me atë që shpresojnë njerëzit, është shumë e shumë më e mirë. Nuk do të jetë mrekulli, nuk jam prej atyre gënjeshtarëve si zoti Rama që tha se do të hapte 300 mijë vende pune e do të shkëlqente. Unë them që Shqipëria të nesërmen do të jetë shumë e shumë më e mirë se kjo, do të kemi një perspektivë tjetër, do të jetojmë pak më mirë, jo shumë më mirë se tani por pak më mirë, por duke punuar ndershmërisht, jo të përfitojë vetëm një grup njerëzish të lidhur me qeverinë për efekt korrupsioni dhe një grup tjetër shoqëror që është bërë edhe i rrezikshëm nga ana sociale, sepse mbjell drogë. Këto janë dy grupet me të cilat ka ndërtuar, ekonomia e zotit Rama është kjo: drogë dhe pastrimi i parave të drogës nëpërmjet korrupsionit. Ndërsa ne gjykojmë që akoma Shqipëria mund të jetojë ndershmërisht me punë. Edhe për këtë nuk u premtojmë as mrekulli, por u premtojmë shansin për të punuar me rregullat e Evropës. Kjo është e gjitha. Programi po bëhet, është gati, nuk ka premtime luksi të madh, por do të heqim taksat që të punohet më shumë. Kjo është esenca e programit tonë. Po bëjmë barazi përpara parave publike. Po bëjmë barazi përpara taksave e detyrimeve shtetërore. Kjo është. Po hoqëm korrupsionin, hoqëm një pjesë të monopoleve, të thyejmë edhe izolimin që na kanë bërë ndërkombëtarët, se u bënë 4 vite që këtu s’ka një lek që të vijë nga bota e nga Evropa, se nuk i hedh njeri paratë në një pus hajdutësh, atëherë këtë do të bëjmë. Dhe do të ndërtojmë disa instrumente shtetërore për t’u kontrolluar. Të bëjmë edhe një gjysmë shteti shqiptar që të kujdeset për shqiptarët, për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për shqiptarët që kanë para. Ky është thelbi, ky është aksi i programit, këtë po bëjmë. Kush do heronj, Skënderbe e këto punë, le të vazhdojë me zotin Rama, por mësuesit marrin po të njëjtën rrogë që merrnin, burgjet janë mbushur plot me rininë e Shqipërisë që shet drogë, përditë vriten në rrugë disa prej makinave e disa prej pistoletave, nëpunësit 3 janë gjysma ata që punojnë e nuk marrin rrogë, çereku ata që vjedhin, blejnë vilat. Në qoftë se u pëlqen ky shtet shqiptarëve, le të vazhdojnë e të mbështesin Skënderbeun. Ne po u themi që ka ardhur dita për t’u kthyer në realitet me këmbë në tokë. Kjo është e gjitha ajo që u premtojmë.

Kur PD-ja dha sinjale se po shkonte drejt një hapjeje dhe po ftonte figurat e rëndësishme, zonja Topalli dha sinjale se jo vetëm që nuk bashkëpunon, por shigjetoi drejtpërdrejt zotin Basha, për të cilin tha se pasurohet një vit para zgjedhjeve dhe po nuk u largua nga drejtimi i PD-së atëherë Rama ka një mandat të tretë të sigurt. Si e komentoni ju, si i vjetër në politikë? Çfarë do të thotë? A e dëmton PD-në në Shkodër kjo deklaratë?

Meqë unë jam i vjetër, jam më i vjetër edhe se Jozefina, të them të drejtën. Unë e respektoj zonjën dhe gjykoj që luan një rol. Për mua, çdo zë i lirë, edhe i ndryshëm, është një kontribut për demokracinë dhe për lirinë. E kam bërë këtë punë dhe e bëj edhe sot e kësaj dite prej njëzet e ca vitesh, kur në fakt Jozefina nuk e bënte. Por megjithatë, për efekt eksperience dhe të moshës, gjykoj pak më qetësisht. Askush nga ne këtu nuk ka pretenduar që jemi perfektë, aq më tepër ata që ka përmendur Jozefina, por ne gjykojmë që jemi një alternativë e mjaftueshme kundrejt zotit Rama. Ose alternativa pastaj duhet të jetë zoti Rama. Unë mendoj që ky zotëria i ka bërë ditët e veta dhe duhet të ikë. Duhet të ikë qetësisht, pa bërë nga këto rrëmujat që ka në mendje. A është perfekte kjo opozita shqiptare? Absolutisht që jo. A kemi probleme përpara ditën që do të vijë një qeverisje e re? Sigurisht. Do të kemi rreth 2 vite probleme sepse ky e ka shkatërruar kaq shumë shtetin, sa që më i mençuri i botës të vijë këtu, do të ketë shumë pronleme me radhë. Por unë gjykoj që duhet të largohet ky që të fillojmë një dialektikë të brendshme politike, qendra e djathtë, edhe bashkë me zonjën Jozefina. Për mua është e mirëpritur përtej ideve që ajo ndoshta i shpreh me një pathos më të madh, por unë e gjykoj që opozita shqiptare dhe Shqipëria ka nevojë për të gjithë, për djemtë e për vajzat e veta ku hyn edhe Jozefina. Pastaj ato vendimet kapitale nga qëndron e mira apo e keqja, sigurisht që në politikë nuk më pëlqejnë sepse mohojnë atë që është esenca e politikës, dialektikën. Gjërat lëvizin, ndryshojnë, janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, kështu që të mirëpritur janë të gjithë njerëzit që mendojnë ndryshe. Por në këtë periudhë, për sa kohë që mendojnë kundër Edi Ramës, ky është objektivi thjesht opozitar. Të mos e mohojmë. Ditën që do të mbarojë kjo punë, do të kemi kohë për të bërë të gjitha llojet e debateve dhe për t’u marrë me politikë, me politologji, me sociologji politike dhe me të gjitha këto shkencat që derivojnë përqark këtij zanati. Por sot kemi një gjë shumë të madhe e të rëndësishme, që nuk është më çështje për ne, por është për Shqipërinë, a do të rrojë ky shtet, a do të vazhdojë apo do të hyjë në një dorë vagabondësh siç ka hyrë deri më sot? A do të rrinë shqiptarët këtu apo do të marrin leckat e do të rrinë rrugëve nëpër aeroporte? Kjo është tema e madhe ekzistenciale për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar, për popullsinë shqiptare. Pasi ta mbarojmë këtë punë, ta heqim këtë pengesë të madhe, unë jam i pari që gjykoj se kemi nevojë 4 për një reflektim të madh, d.m.th. ne thjesht, për t’iu afruar pak atyre ideve të zonjës Topalli, nuk kemi nevojë për rotacion. Ne kemi nevojë për një përmbysje të madhe dhe po tentojmë, për aq sa është e mundur, që të ketë brenda këtyre zgjedhjeve elementë jo thjesht të një rotacioni. Nuk është tavolinë kjo që duam të bëjmë, si ato tavolinat kineze që rrotullohen dhe kanë disa salca sipër. Unë gjykoj që ne duhet ta kthejmë vertikalisht, për të bërë një lloj qilizmi këtu. A do t’ia arrijmë? Këtë nuk e di. Ne mund të jemi edhe një dobësi potenciale, hipotetike. Por kjo që ndodh sot është një realitet i frikshëm dhe i jashtëzakonshëm. Po hapet bixhozi. Pse? Që të pastrohen paratë e kriminelëve, që të miklohen grupe të caktuara ekonomike për të mbledhur një grusht votash. Po vidhen edhe çikërrimat që kanë tepruar nga tryeza e varfër e Shqipërisë. Në qoftë se e durojnë, le ta durojnë dhe në qoftë se dikush, për inat të këtij nuk e kupton se çfarë po ndodh, them që është gabim.

 Ambasadorja e SHBA-ve u ka dërguar një letër partive politike, të cilat duhet të paraqesin kandidatë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit. Si e komentoni këtë? Pyetja tjetër: ka nisur në fakt një luftë për numrat e mandateve. Mendoni se do të fitojë bindshëm opozita?

Deklaratën e mirëpres dhe e konsideroj si një kontribut të ambasadës amerikane dhe të miqve tanë amerikanë në luftën kundër krimit këtu në Shqipëri. Ne jemi vend i vogël dhe i dobët përpara kriminalizimit ndërkombëtar dhe aq më tepër pastaj kur krimin e ndihmon edhe qeveria vetë, siç ka ndodhur në Shqipëri. Kjo që po them nuk është ndonjë ekzagjerim, se nuk ma merr mendja që ka vend në Evropë, ku dy ministra të Brendshëm janë ende nëpër gjyqe për çështje droge. Besoj se jemi të paprecedentë absolutisht nga kjo pikëpamje. Duhet t’ua kujtoj shqiptarëve këtë punë. Kjo është e para dhe amerikanët bëjnë shumë mirë, duke i parë këto çështje, që e mira në Shqipëri është e vogël dhe ka nevojë për mbështetje. Dhe unë uroj që ata të vazhdojnë ta mbështesin, ndryshe e keqja do të na marrë përpara, sidomos në rastin specifik se e keqja është në qeveri. Por duhet t’ju kujtoj një gjë, që angazhimi nuk është vetëm një letër. Edhe ambasadori që ishte më përpara bëri disa letra, mirëpo realiteti është që në listën e zgjedhjeve të vitit 2017, zoti Rama pati sa të duash nga këta dhe ju e mbani mend se kur filloi që të zbatohej dekriminalizimi dolën 5-6 jashtë. Të gjithë dolën nga mazhoranca, nuk ishte nga opozita. Deri tani kanë dalë edhe 5-6 nga bashkitë. Janë po të zotit Rama sepse të gjitha bashkitë i ka zoti Rama, nuk ka asnjë nga opozita. Jo se opozita është imune ndaj krimit. Kur ka qenë në pushtet kjo opozitë ka pasur edhe kjo nga ata të vetët. Mirëpo kriminelët, trafikantët shkojnë te qeveria se aty është licensa, aty janë paratë, aty është tenderi. S’kanë punë me opozitën. Këta nuk i afrohen pushtetit për punë, por për të fituar. Kështu që nga kjo pikëpamje, të tilla kanë qenë këto 8 vite. Ne duam që, ne që mund të vijmë nesër në pushtet të mos kemi nga këta, absolutisht. Dhe i themi faleminderit edhe ambasadës amerikane që ndihmon dhe kontribuon në këtë punë, por duhet të ketë parasysh këtë tezë bazë, që krimi sot është me qeverinë, minimalisht në 90% të rasteve. Dhe duhet 5 të vazhdojnë të survejojnë qeverinë, t’i tregojnë gishtin, t’i tregojnë dhëmbët sepse fatkeqësisht shoqëria civile dhe vetë opozita, pavarësisht se ka vite që denoncon, nuk ka fuqinë që ka Amerika. Kështu që u them faleminderit për reagimin, por do t’i ftoja që të vazhdonin sepse të njëjtën letër bëri edhe ishambasadori por neve na hynë në parlament ata që hynë. Neve na hynë në pushtetn lokal ata që hynë. Ne i kemi denoncuar publikisht por fuqia jonë deri këtu, ka mbaruar. Prandaj shumë faleminderit, por besoj që kjo do një shtytje më tej. Sigurisht që do edhe elementë të tjerë, se kjo nuk mbyllet as me një letër, as me opinion publik, as me një televizion. Kjo mbyllet me gjykatën më të mirë, me prokurorinë më të mirë, me organet e specializuara më të mira, të cilat kemi 3-4 vite që i presim dhe deri më sot nuk kanë mbaruar. Fatkeqësisht po shikojmë që kohët e fundit po kemi edhe një ndërhyrje politike, shikojmë emra personazhesh që duhej të kishin vdekur bashkë me Enver Hoxhën, por që qarkullojnë sot brenda sistemit të drejtësisë. Ky nuk është ogur i mirë dhe këtë doja t’ua kujtoja edhe miqve tanë amerikanë.

Po krijimin e partive të reja politike, si e shihni zoti Shehi? Ka zëra se eksponentë të opozitës jashtëparlamentare mund t’u bashkohen këtyre partive. A ekziston frika se mund të marrin votat?

Kush është i zoti për të marrë votat, le t’i marrë dhe i bëfshin mirë. Tregon që këtu ka një hapësirë. Çdo gjë e re që krijohet për të bërë opozitë, unë e konsideroj pozitive. E konsideroj si një dinamizim të situatës, si mundësi për të dalë figura të reja, si mundësi për një debat krijues. Absolutisht asnjë gjë e keqe. Deri këtu jemi në rregull dhe unë uroj që të dalin. Unë vetë prej këtyre kam dalë. Kemi krijuar parti të reja këtu e 20 vite më parë. Në qoftë se partitë krijohen për t’i shërbyer qeverisjes dhe gjoja po bëjnë opozitarin, kjo është një gjë kaq e dukshme dhe jo vetëm kaq, por është shumë e shëmtuar. Atëherë është më mirë që këta zotërinjtë të deklarohen që duan të merren me politikë dhe të vazhdojnë tek Edi Rama. Ndërsa ata që janë për opozitë, mirë se të vijnë, sepse nuk e kemi ne monopolin e opozitës. Atë e ka populli, në njëfarë mënyre, qytetarët. Se kush është opozitar e tregon koha, e tregojnë zgjedhjet, janë apo nuk janë me zotin Rama. Mbaj mend një lëvizje të shëmtuar të quajtur G-99. Mori përsipër të shante PS-në, kryeministrin e asaj kohe zotin Nano, në emër të lirisë e të demokracisë, kundër korrupsionit. Ku përfundoi? Te partia dhe qeveria e zotit Nano, zëvendësuar nga zoti Rama. Pra ishte një vegël e zotit Rama. Kryetari i G-99 është sot kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo ishte një tallje për rininë që po luftonte korrupsionin. E provuan këtë që të hynin politikisht, nuk bënë gjë dhe vazhduam atje ku ishin, ku e kishin strehën e vet. Prandaj do të thosha që kush ka marrë përsipër realisht të bëjë politikë, t’u dalë përballë shqiptarëve me ide, me pasion, me ndershmëri, mirë se të vijë.

VIDEO/Intervista e plotë me Dashamir Shehi kreun e LZHK

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • thuthu: 11/09/2020 09:55

    O DATH percfar permbysje thu, te iki ai qe punon dhe nuk ka ther nje pule dhe te vine vrasesit dhe hajdutet e floririt Meta Berisha

    Përgjigju
  • O Dosho: 11/09/2020 08:55

    Ti je i pjerdhur a pijanec

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 11/09/2020 06:46

    Ti je vete per tu permbysur nga te paret Apo haron qe me mbrockullat qe nxjer cdo dite je pa ndikim ne kete zallamahi. Rakia nuk ti lan mekatet

    Përgjigju
  • Banakieri: 10/09/2020 23:41

    O Dash, gjej noj mejhane e futi noj dopjo e mos u merr me politike se vetem stres do kesh.

    Përgjigju
  • Qebapçi: 10/09/2020 22:30

    Po na bo moral zvkryeministri i firmave piramidale dhe 97ës

    Përgjigju
  • BBC: 10/09/2020 21:57

    Ik o legen qe i thua vetes Tirons, legen i shitur tek fshataro-çeçenat. Pijanec ordiner, te pakten mos na turpero Tironen o manall

    Përgjigju
  • YYY: 10/09/2020 20:52

    Ja cfare te ndodhe kur abuzon me hudhrat!

    Përgjigju
  • BENI: 10/09/2020 19:55

    IK O DASH IK O PIJANEC ORDINER,,,SHKO NGRYSU NE NDONJE MEJHANE ,,,SE PER ASGJE TJETER NUK DI TE BESH....

    Përgjigju
  • Luli: 10/09/2020 19:43

    Ij o Dash se nuk je per ket pune shko pij ndoj gote Raki me nje qepe kaq di ti

    Përgjigju
  • Cubi: 10/09/2020 18:42

    Eshte e vertete me ty ku nuk shkon shqupi bashk me zhozin.

    Përgjigju
  • 1 DOPJO MER JAHU: 10/09/2020 17:30

    KY KASTRAVECI HIDHUR ME EMRIN DASH DOPJO SHEHU KA 30 VJET NË POLITIK E E KA NDRIT POLITIKËN PLER SHQIPTARE. E TANI KY PIANEC I DEGRADUAR DEL E JEP MEN. 1 DOPJO MER JAHU ME PAÇE DERRI PO MUNDËSISHT SA MË SHUM PLONC DERRI DASH GABZHERRI. O PIK E ZEZ CE KA GJET SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion