Shehi me ndjekësit në ‘FB’: Më ndihmoni me vota, ky është numri im i telefonit! Votoni për ata që janë burra më të mirë brenda kësaj liste

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i 13 në listën e opozitës në Tiranë, kërkon mbështetje nga qytetarët për të marrë besimin e tyre për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një komunikim me ndjekësit në faqen e tij, teksa u ka ftuar që të votojnë për emrat që duan, Shehu u ka dhënë edhe numrin e telefonit. Më tej u ka kërkuar që nëse kanë dëshirë të mbledhin sa më shumë vota për të votuar nr. 13, pozicionin që ai ndodhet në listën e Tiranës.

“Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë brenda listave që janë. Unë jam nr. 13 do e përsëris. Unë do doja meq sjamë pjesë e strukturave të mëdah do të doja dhe ndihmën tuaj, kush don të kontribuojë kontribut moral asgjë tjetër. Të mbështesi.

Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr. 13. Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in [email protected] megjithatë është faqja ime e internetit,do ti keni të gjitha të dhënat. Do tju ftoja të kontribuoni ata që ndiejnë. Të vootjmë të gjithë për opozitën, pastaj të votojmë për ata që janë burra më të mirë brenda kësaj liste, për Tiranën janë 30 e ca vetë. Unë jam nr. 13 në listën opozitare ne qarkut të Tiranës, besoj se i meritoj votat e juaja.  Nuk them se jam më i miri por jam një njeri që kam dhënë një kontribut pozitiv”, tha Shehi.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 27/03/2021 17:16

    O dash faqorja po ti po shko 80 vjeç e do ti me të votu ty ? Ti ke 30 vjet në politik sa te një parti e te tjetra 1 dopjo me jahu. Të kena pa se çfar ke bo kto 30 vjet në politik e ti ke pa tirpësin e kërkon vot. Po hapjani mer jahu krahun të rinjve që të heci dhe ky kodosh veni. Mjaft mo me gërdalla si puna jote mjaft.

    Përgjigju
  • Like: 27/03/2021 05:29

    Nuk e kuptoj perse kerkoni rreximin e qeverise kur asaj i ecin punet. Po kerkoni te gjithe kocka per te lepire por ne fund do te ngeleni pa gje dhe do te lepini b...et e njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Jani: 27/03/2021 01:31

    Akoma del ne gazeta ti mor pijanec ordiner...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion