Shehi zbulon platformën e opozitës së 'Zgjedhoren': Jo ndryshim të sistemit, por të administrimit të zgjedhjeve

Shehi zbulon platformën e opozitës së 'Zgjedhoren': Jo ndryshim të sistemit, por të administrimit të zgjedhjeve

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) , Dashamir Shehi, një nga aleatët kryesor të PD-së ka zbuluar një pjesë të platformës së demokratëve sa i përket Reformës Zgjedhore.

Në vazhdimësi të deklaratës së bërë nga Basha se do bëjnë shumë shpejt publike platformën, Shehi ka zbuluar se ajo është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit. Më konkretisht, Shehi tha se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e Zgjedhjeve.

Gjatë diskutimit tek Akademia e Shkencave, Shehi, nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, kërkesë kjo e opozitës për zgjedhje të parakohshme, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po.

"Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sisytemit, nuk ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore pse administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihen çdo lloj sistemi", tha Shehi.

Ditën e sotme, kryedemokrati Basha mblodhi grupin e punës të 'Zgjedhores', e ndërsa mësohet se të martë do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë Reforma, por edhe aksioni opozitar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 06/01/2020 20:57

    Dopjo apo teke?

    Përgjigju
  • A...Zh: 06/01/2020 19:09

    Loje e piset e opozite jashteparlamentare. Qellimi eshte shkaterrimi i frymes se bashkepunimit ndermjet mazhorances e opozites parlamentare, jo vetem per reformen ne drejtesi. Kjo pasi asnje reforme zgjedhore nuk do te realizohet pa ndryshimin e sistemit, kusht ky i opozites ne parlament. Atehere si i behet, pervecse ne parlament, ku dhe kush do ta votoje?

    Përgjigju
  • vera: 06/01/2020 18:48

    NUK do ta ndryshosh sistemin ti mor legen,,,se do ta kesh vendin te sigurte nga saliu,,,se po te konkurosh me vota e di sesa te vlen lekura nuk merr as 2000 vota…..njerez te peshtire qe fshihen pas listave per deputete te partive…..

    Përgjigju
  • AMRE JAHU: 06/01/2020 18:46

    O dash buz shtremti po lene mor bur politikën se e bone balt po shkon 80 vjeç e marzalla se heq dor. Lene mre jahu e futi nga i dopjo çdo dit e flytyro me presh në myth o dash faqorja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025