TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e mërkurë krerët e partive aleate, ku në fokus do të jetë aksioni opozitar dhe Reforma Zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se takimi do të zhvillillohet në selinë blu, në mbledhjen e tyre të parë pas festave të fundvitit.
Ndërkohë, ditën e sotme, kryedemokrati ka zhvilluar një takim me grupin për reformën zgjedhore, ku mësohet se Partia Demokratike do të bëjë së shpejti publike propozimet e saj. Për Bashën, këto propozime do të jenë edhe një tregues se PD-ja është e angazhuar për 'Zgjedhoren', përkundrejt mungesës së vullnetit, sipas tyre nga ana e mazhorancës, për të pasur në përfundim një Reformë gjithëpërfshirëse.
PD-ja e ka lexuar vendimin për të shtyrjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme si një mekanizëm për të penguar reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj, ku sipas tyre deri më tani nuk është bërë asnjë përparim.
Zhvillimi më i fundit sa i përket kësaj Reforme, ka qenë mbledhja e Komisionit para festave të fundvitit (19 dhjetor), ku në daljet e tyre publike dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nënvizuan tre pikat kryesore që ishin: Së pari, pas çdo procesi zgjedhor do hapen disa kuti 'rastësisht' për transparencë; Në janar shqyrtohet ndryshimi i sistemit dhe se nuk do të votohet asnjë draft pa marrë opinionin paraprak informal të ODIHR.
Tre grupet e punës së opozitës për Reformën Zgjedhore
Grupi i oponencës; Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho
Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi; Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.
Grupi i vullnetit politik: Oerd Bylykbashi
Komente












U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA U K9MENTUA MKU HALEVE
PërgjigjuShikoni burrat e shtetit çfar burra leshi që jan sidomos ky çlirim gjata quni kryekriminelit të enver sumës . Baba vet ka qen prokurori enver kriminelit enver hoxhës e ky na del e do me na bo demokraci në një koh që i jati ka pushkatuar djem nënash nga 18 vjeç për kalim kufiri. Pra çuni rustem kriminel gjatës na osht bo demokrat. O kuje zez. Pa le pijaneci arben akoma më bur i rall pijsnec i kalibrit rugaç rugësh o ZOT çe ka gjet Dhqiprin. Kto lloi burra leshi do na bojn shtet leshi.
Përgjigju