Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, tha se opozita do të nisë protestat për të arritur që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. “Efikase është protesta. Nuk ka më armë tjetër opozita. Ky parlament s’ka ndërmend të ndalë. Të huajt s’ndiejnë më shqetësim për kurrizin e shqiptarëve. Duan stabilitetin para demokracisë. S’po kërkojmë të bëjmë revolucion por të dalim në shesh si në Rumani, por që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkojmë një qeveri tranzitore, nuk themi që zgjedhjet e parakohshme të jenë nesër. Është në qasje tjetër. S’themi ngrihur prift të ulet hoxha. Do bojkotohen shumë gjëra, protestë që do të zgjasë. Protesta do të nisë në Janar. Nëse ishim të zotë do t’a ccojmë deri në fund. S’kemi pse na sqarojnë ambasadorët. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë.”-tha Shehi.
Lajmi kryesor: