Shehu: 3 javë larg shenjtërimit të
Nënë Terezës,qeveria asnjë organizim

Shehu: 3 javë larg shenjtërimit të<br />Nënë Terezës,qeveria asnjë organizim
Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD dhe njëherazi zv/rektori i Universitetit Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë, Tritan Shehu thotë se qeveria s'ka organizuar një aktivitet për shenjtërimin e Nënën Terezës. 

Sipas tij, qeveria s'ka publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë për shenjtërimin e humanistes shqiptare nga Vatikani në 4 shtator. 

"Veç pak javë nga dita e shenjtërimit, nuk ka të publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë në funksion të këtij evenimenti historik. Kjo periudhë duhej të ishte me ditë të mbushura me aktivitete në ngritje, për tu finalizuar me një pjesëmarrje dinjitoze, maksimalisht të dukshme, të gjerë të shqiptarëve kudo nga janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni në Sheshin "Shën Pjetër"", shkruan në Facebook, Shehu. 

Ai ngre dhe shqetësimin e mungesës së një busti të shenjtores shqiptare në Tiranë. 

"Këto ditë në prag të 4 Shtatorit, sheshi me atë emër ku në qendër duhej të ishte shtatorja dinjitoze e saj, transmeton boshllëk. Ai Shesh në prag të Evenimentit të Madh duhej të ishte kthyer në Qendrën mbarë Shqiptare për Nene Terezën", vijon ai. 

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:
"Në Shqipëri, asgjë konkrete deri më sot për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, personalitetit më të madh të 
periudhës moderne të Kombit Shqiptar, ngjarje madhore për historinë tonë.

Qeveria jone mburret me vendosjen e bustit të Saj në Rio, dhuratë e veprim pozitiv i yni ky.

Për ironi, në Tiranë nuk ka asnjë monument të Nënë Terezës. 

Këto ditë në prag të 4 Shtatorit, sheshi me atë emër ku në qendër duhej të ishte shtatorja dinjitoze e saj, transmeton boshllëk. 
Ai Shesh në prag të Evenimentit të Madh duhej të ishte kthyer në Qendrën mbarë Shqiptare për Nënë Terezën.

Është e vërtetë që Nënë Tereza nuk punoi për monumente e lavdi, ajo punoi për njerëzit.

Dhe njerëzit, veçanërisht bashkëkombësit e saj pra ne shqiptarët, duhet ta pasqyrojmë në të gjitha planet krenarinë që ndjejmë për veprën e saj.

Veç pak javë nga dita e shenjtërimit, nuk ka të publikuar asnjë program zyrtar të Shqipërisë në funksion të këtij evenimenti historik. 

Kjo periudhë duhej të ishte me ditë të mbushura me aktivitete në ngritje, për tu finalizuar me një pjesëmarrje dinjitoze, maksimalisht të dukshme, të gjerë të shqiptarëve kudo nga janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni në Sheshin "Shën Pjetër".

Shqipëria duhet të jetë aty e gjitha së bashku, larg "inateve" e xhelozive tona.

4 shtatori është një rast i papërsëritshëm jo vetëm për të shprehur krenarinë tonë ndaj Nënë Terezës e veprës së saj, për tu krenuar para botës, por dhe për të marrë respektin botëror ndaj nesh. 

Mos ta humbim këtë mundësi, se kështu nuk do të respektojmë vlerat tona më të mëdha.
Dhe kur nuk respekton veten mos prit të të respektojnë të tjerët".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois