Shehu në Report Tv: Rrëzimi i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, akt absurd! Vila 760 mijë euro? Gënjeshtër, nëse Bardhi di diçka, ta kallëzojë

Kuvendi rrëzoi sot rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për gjenocidin serb në Srebrenicë. Në një intervistë për Report Tv, Shehu tha se votimi kundër ishte një akt absurd. I pyetur se pse po e kërkojnë pas 27 vitesh, Shehu tha se janë ngjarjet e reja që po ndodhin dhe po e imponojnë.

‘Mazhoranca e rrëzoi me argumente absurde. Ishte e paracaktuar. Kreu një akt absurd duke mos miratuar rezolutën që cilëson gjenocid krimet në Srebrenicë. Nëse nuk kërkohen falje për krimet, është probabiliteti që të përsëriten. Parlamenti shqiptar për gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka asnjë dokument zyrtar. Është vonuar, më mirë vonë se kurrë. Janë ngjarje e reja që e imponojnë. Teksti jonë është i ngjashme me tekstin e PE-së. Parlamentet shprehen me rezoluta. Është momenti që e kërkon. Solidariteti jonë, prandaj ishte një akt krejt normal. Në vazhdim të asaj që tha Borell.’- u shpreh Shehu.

Akuzave të Bardhit, se një ‘opozitar i vërtetë’ ka një vilë 760 mijë euro, Tritan Shehu i cilësoi si gënjeshtër.

‘Nuk merrem me meskinitete. Meskinitet nuk thellojnë përçarjen, pasi PD bazohet mbi vlera në bashkimin e vlerave dhe njerëzve dinjitoz, me integritet dhe të fortë që dinë të jenë transparent që edhe kur akuzohen, akuzoj direkt, jo duke u fshehur në gënjeshtra dhe aludime. Ai nëse di një krim ta denoncoj në të kundërt, ai akuzohet për fshehje krimi dhe prokuroria duhet të veproj ndaj atij që fsheh krimin.’- tha Shehu për gazetarin Ermal Qori.

I pyetur për procesin e zgjedhjes së presidenti, Shehu tha se PD është vetëm një dhe ka ngritur grupin e saj negociator dhe do të negociojë me forcat opozitare.

‘PD ka vetëm një që përfaqësohen të këshilli Kombëtar i PD-së. Grupi i ngritur nuk është për të negociuar me PS-në por me forca të tjera opozitare. PD duhet të merrej me goditjen e farsës së zgjedhjeve të 25 prillit. Duhet të mbajmë një qëndrim dinjitoz mos të biem pre e Ramës. Pa u bërë pjesë e një lojë e cila do të fshehë të vërtetën. PD është një! Vendimet i merr PD dhe jo grupi parlamentar. PS ti japë një zyrë Alibeajt ta marrë atje. PD nuk është ajo që njeri Rama. Rama mund ti japë një zyrë në PS. Nuk përzihem me ato punë. Besoj për një person që do të zgjidhje nga populli.’- u shpreh Shehu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardani: 13/05/2022 05:51

    Tritan preshi u bere milioner me naften nepermjet firmen shqiponja. Me cfare parash I ke Vilat, spitalet ti e Sali Ram berishacic.i

    Përgjigju
  • Genci: 12/05/2022 15:10

    Tritan mos harro preshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren