Shehu për Report Tv :Irani zonë e rrezikshme, Shqipëria të qëndrojë në krah të SHBA! Dëbimi i mësuesit turk mund të quhet rrëmbim personi

TIRANE- Konflikti SHBA-Iran për ish-ministrin e jashtëm Tritan Shehu është një aksion i cili ka si qëllim dhënien e shpresës për popuj që janë në pushtetin e radikalëve dhe terrorrizmit. Sipas Shehut roli I vendit tonë duhet të jetë në krah të SHBA. Sipas Shehut pa Amerikën bota do të ishte më e pasigurtë.

"Unë uroj që gjërat të qetësohen, pasi është një zonë mjaft e rrezikshme që dominohet nga rryma të rrezikshme, të cilët janë të interesuar që ta mbajnë atë zonë nën pushtete të errëta. Qëllimi për ta mbajtur këtë zonë si presion mbi Perëndimin. Prezenca rrezaton shpresë për ata popuj.  Puna e perëndimit duhet të vazhdoj. Është e domosdoshme që të mos I jepet asnjë hapësirë të klikave radikale. Bota demokratike të jetë bashkë më SHBA. Roli I Shqipërisë është shumë I qartë dhe duhet të jetë vetëm në krah të SHBA. Në atë rajon. Shqipëria është një vend që nuk ka interesa por si e tillë duhet të qëndrojë afër SHBA. Pa Shba bota do të jetë e pasigurtë dhe shumë afër katastrofës së saj", shprehet Shehu.

Po a rrezikohet vendi ynë nga ky konflikt, pas dëbimit para 1 viti të ambasadorit iranian dhe prezencën së një pjesë të konsiderueshme të kundërshtarëve të regjimit iranian?

"Ne si vend duhet të qëndrojmë pranë SHBA në luftën ndaj terrorizmit dhe kundër radikalizmit. Së dyti SHBA. për ne janë shumë të rëndësishme. Në nivelin e sigurisë a ka rrezik Shqipëria? Ne do të jemi dhe gjithmonë të sigurt nëse qëndrojmë pranë SHBA. Jo vetëm sot por dhe në historinë tonë. Rreziku nëse largohemi nga Amerika", shprehet Shehu.

Dëbimi i mësuesit turk Harun Celik, për Shehin është një veprim ku shkelen të drejtat e njeriut. "Nga ato që kemi parë dëbimi i mësuesit turk një veprim abuziv I cili mund të quhet dhe rrëmbim personi. Bie ndesh me parimet ndërkombëtare ku mbrohen të drejat e azilantëve. Në këtë mënyrë Shqipëria shkel 2 element të rëndësishëm,  shkel parimet perëndimore mbi të cilat do ndërtohet shteti shqiptar dhe I së drejtës dhe detyrimet që ka në OSBE. Këto veprime me të huajt në shqipëri nuk mund të mos lidhet me shkeljen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet bërë një investigim në lidhje me dëbimin, pasi shkelja dhe cenimi I konventave për një person qoftë dhe të huaj është në këmbanë që bie për të gjithë. Politika jonë një politikë vasaliteti e cila deformon zbatimin e konventave për një shtet që kërkon që të jetë anëtar i BE", deklaron Tritan Shehu.

Për Shehin marrja e kryesimit të OSBE jep pak shpresa për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Marrja e presidencës na ka kthyer në një moment qesharak. OSBE. Është një institucion që siguron zgjedhje të lira, gjë që nuk ndodh në vendin tonë. Osbe mbështet pluralizmin, në Shqipëri kemi një parlament monist antikushtetues, me 42 deputetë pupac dhe pushtet lokal të tipit sovjet", tha Shehu.

Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu u shpreh se marrja e presidencës së OSBE nga vendi ynë është në një moment qesharak, ku një vend që ka krizë politike dhe nuk e ka zgjidhur atë, duhet që të ndihmojë vende të cilat kanë kriza të tilla, për zgjidhjen e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MIU HALEVE: 08/01/2020 15:57

    U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA O MI HSLESH. HA HA HA HA HA HA . A DO MO ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut