Sheikët me qytezë luksi në
Sarajevë, nervozohen vendasit

Sheikët me qytezë luksi në<br />Sarajevë, nervozohen vendasit
Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të Bosnjes është ndërtuar një fshat privat  ku vishesh sipas traditës orientale dhe gjuha zyrtare është gjuha arabe. Ky fakt po shkakton protesta në Bosnje.
Fshati është luks, rreth 8 km larg kryeqytetit Sarajev.

Ky territor është marrë nga njerëz të pasur, biznesmen kuvajtjan. Në të ndodhen 160 shtëpi ku secila kushton 150.000 euro dhe janë ndërtuar rreth një liqen artificial.

Banesat janë shitur ekskluzivisht vetëm për qytetarët e Lindjes së Mesme, gjuha zyrtare është ajo arabe, dhe të vetmit të huaj janë banorët e Sarajevës por që janë të punësuar e merre kryesisht me pastërtinë e shtëpisë.
 
Ky diskriminim  ka provokuar boshnjakët që janë shprehur kundra kësaj qyteze dhe duan të dëbojnë sheikët.

Në reklama promovuesit e qytezës e paraqesin Bosnjen si një vend musliman  duke e krahasuar me një natyrë shumë të bukur e që është dhuratë nga Allahu.

Sipas dëshmitarëve ka edhe gra të cilat veshin burka dhe jetojnë me fëmijët  e tyre ndërsa burrat i takojnë me raste në  kompleksin i rrethuar me mure të larta dhe të ruajtura.

Mediat lokale  kanë frikën se protesta të tilla  mund të shkaktojnë tensione etnike dhe fetare duke ringjallur kujtimet e një luftë  të përgjakur që për 20 vite shkaktoi 60.000 viktima.  
Boshnjakët thonë se  është e paligjshme që në vend të shfaqet një fuqi e huaj dhe që në qytezë nuk pranohen banorët lokalë.

“ Edhe ne jemi farmacistë falemi në shtëpi oase në xhami dhe jemi një shtet laik. Ata janë ndryshe nga ne” shprehet një farmaciste e zonës.

[gallery]19348[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin