ARABI SAUDITE - Një sheik në Arabinë Saudite ka paralajmëruar femrat shofere, se të ngasësh makinë dëmton vezoret e tyre. Sheiku Salah al-Luhaydan paralajmëroi se shëndeti i grave që drejtojnë makinën mund të jetë në rrezik.

Megjithatë, shkenca fiziologjike zbuloi se të ngasësh makinë ndikon negativisht tek femrat.

Në raport thuhej se kjo është një prej arsyeve pse fëmijët e grave që ngasin vazhdimisht makinë lindin me çrregullime të ndryshme.

Aktualisht gratë në Arabinë Saudite janë ndaluar që të ngasin makinë që nga themelimi i shtetit në vitin 1932 dhe për këtë gjë ato kanë protestuar.

Madje disa prej tyre u arrestuan pasi ishin kapur duke drejtuar makinë.


(v.gj/shqiptarja.com)