JORDANI - Sheikh Ahmad Adwan, që e prezanton veten si dijetar mysliman e i cili jeton në Jordani, ka thënë se nuk ka gjë të tillë si "Palestina" në Kuran. Sipas tij, Allahu ua ka caktuar Tokën e Shenjtë të Bijve të Izraelit deri në Ditën e Gjykimit (Kurani, Surja 5, Ajeti 21), pasi “Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve” (Kur'ani, Surja 26, Ajeti 59).
"U them atyre që e shtrembërojnë librin e Zotit, Kuranin: Prej nga e keni sjell emrin e Palestinës, ju gënjeshtarë, ju të mallkuar, kur Allahu e ka quajtur tashmë atë ‘Toka e Shenjtë’ dhe ua ka lënë trashëgim atë të Bijve të Izraelit deri sa në Ditën e Gjykimit. Nuk ka gjë të tillë si 'Palestinë' në Kuran. Kërkesa juaj për Tokën e Izraelit është një gënjeshtër dhe kjo përbën një sulm ndaj Kuranit, ndaj hebrenjve dhe tokës së tyre. Prandaj, ju nuk do të keni sukses, dhe Allahu do t’ ju dështojë dhe poshtërojë, sepse Allahu është ai që do t'i mbrojë ata (d.m.th. hebrenjve)”, ka thënë ai, citon mediat arabe dhe izraelite.
“Hebrenjtë janë njerëz të qetë që e duan paqen, të cilët nuk janë armiqësorë dhe nuk janë agresorë, por nëse sulmohen, ata mbrojnë veten e tyre, duke shkaktuar sa më pak dëme të jetë e mundur te sulmuesit. Është një nder për ata që Allahu i ka zgjedhur mbi botët - që do të thotë mbi njerëzit dhe xhinët, deri në Ditën e Gjykimit. Kur Allahu i zgjodhi ata, Ai nuk e ka bërë këtë nga mirësjellja dhe Ai nuk ishte i padrejtë ndaj popujve tjerë, por hebrenjtë këtë e merituan”./Telegrafi/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com