Ka përfunduar natën e mbrëshme spektakli i talenteve të rinj X-Factor Albania. Ndërmjet tre finalistëve Xhesika, Kristo dhe Sheila fituese u shpall kjo e fundit. Spektakli i transmetuar në televizionin Klan ka qenë i mbushur me performanca të arrira, ku tre konkurrentët kënduan disa këngë.

Më pas gjatë një mbrëmjes u eliminua një prej finalisteve Xhesika, duke lënë kështu në garë vetëm Sheilën dhe Kriston. Emocione kanë dhuruar edhe të ftuarit special si këngëtarja e famshme kosovare Genta Ismaili dhe këngëtari Ardian Bujupi. E lumtur për fitoren e Sheilës ishte padyshim dhe mentorja e saj Juliana Pasha.

Vendi i parëiI këtij edicioni ka fituar të drejtën për të nënshkruar një kontratë me producentët botërorë “Berman Brothers”.Ndërkohë kanë nisur audicionet për edicionin e radhës të X-Faktor Albania 2.(xh.k/shqiptarja.com)