Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, 18 –vjeçarja nga Tirana, Sheila Haxhiraj arrin të triumfojë në spektaklin e talenteve X Factor Albania duke u shpallur fituesja e vendit të parë. Nën monitorimin dhe kujdesin e mentores së Juliana Pasha, Haxhiraj arriti të shkëlqejë duke shpalosur kështu vlerat e saj muzikore. Sheila rrëfen për suplementin “THASH&THEM” emocionet e fitores, dëshirat dhe planet e saj prej maturanteje. Megjithatë vajza nga Tirana nuk është prononcuar në lidhje me historinë e përfolur në media për të dhe reperin Noizy. Përveç fitores të edicionit të parë të X Factor Albania, Sheila do të nënshkruajë një kontratë me producentët e “Berman Brothers”, të cilët kanë promovuar shumë talente të muzikës. 

Su/ Shqiptarja.com