Në nisje të sezonit turistik, Policia Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për heqjen e objekteve të paligjshme të vendosura në rërë apo trotuareve. Bëhet fjalë për tabelat metalike, mini-bare, kënde lodrash, etj.
“Prej të hënës ne kemi filluar punën për heqjen e të gjitha lodrave, objekteve, vazove, gardheve etj. që ishin bërë pengesë dhe ishin pa leje dhe zinin hapësirën publike. Theksoj se ne do vazhdojmë punën. Nuk ka një afat. Gjatë gjith sezonit turistik do të jemi në punë me shërbimet tona”, tha drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa.
Ndërkohë nuk është ndërhyrë për çadrat sepse ende nuk janë miratuar plazhet private dhe publike nga ana e Bashkisë së Durrësit.
“Hartat janë në proces. Subjektet që kanë aplikuar do pajisen me kontratën. Kështu që ne do të zbatojmë hartën që është miratuar. Sa është plazh publik dhe sa privat”, shtëpi ndër të tjera, drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Vasip Çopa.
Teksa zhvillohej ky aksion, Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit për Durrësin, Dorian Mema tha se shpejti do të shemben godina disakatëshe që janë ndërtuar pa leje, sidomos tek Plazhi i Vjetër.
“Kemi dërguar informacion pranë IKMT tiranë për objektet pa leje. Në zonën e plazhit nuk ka shumë objekte pa leje, por jashtë Durrësit ka”, tha shefi i IMT Durrës, Dorian Mema.
Vetëm një ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shembje masive të objekteve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Shëngjini në Ksamil. Ky aksion pritet të nisë të hënën e ardhshme.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
60.9%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 412
Lajme të tjera
-
Bënë kallëzimin ndaj Dakos për pallatin në Durrës, një prej banorëve flet për Report Tv: Kemi hapur gjyq për gjakun tonë, drejtësia të bëjë punën, unë dua shtëpinë time
8 Qershor, 14:08
-
Durrës/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, në pranga 6 shoferë! Gjobiten 231 të tjerë
8 Qershor, 13:21
-
Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4
7 Qershor, 15:48
-
Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe 'Rithemelimin'
7 Qershor, 08:13
-
Ish-ambientet e hipotekës së Durrësit përfshihen nga flakët, raportohen dëme materiale
6 Qershor, 20:07
-
Falsifikimi i dokumenteve për lejen e ndërtimit çoi në pranga Dakon dhe disa ish zyrtarë të tjerë, ky është pallati i ndërtuar 11 vite më parë në Durrës
6 Qershor, 18:36
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Report TV zbardh emrat e 5 prej ish-zyrtarëve të bashkisë së Durrësit për të cilët janë firmosur urdhër arreste
6 Qershor, 18:26
-
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
6 Qershor, 17:10
-
Guroret, banorët e Borizanës sërish në protestë! Thirrje kryebashkiakut të Krujës: Kamionët rrezikojnë jetën e fëmijëve
5 Qershor, 16:38
-
Kërcënohet me armë zjarri pronari i një lokali në Shijak! Po shoqëronte personelin në shtëpi, autori në kërkim
5 Qershor, 10:03
-
Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit
3 Qershor, 13:49
-
Zbulohen 16 parcela ma drogë në fshatrat e Krujës, asgjësohen 494 rrënjë kanabis
3 Qershor, 11:07