Napoli-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Napolit, ku si pasojë e rrëzimit të një strukture betoni në ballkonin e një apartamenti, të paktën dy persona kanë vdekur, 13 janë plagosur, mes tyre edhe 7 fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut, rreth orës 22:40 në Vela Celeste.
Raportohet se viktimat janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërkohë pjesa tjetër e qytetarëve janë evakuuar nga zona.
Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.