Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant'Elpidio, në provincën e Fermos, Itali, ku ka humbur jetën një djalë 18 vjeç me origjinë shqiptare. i cili ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio.
Mësohet se i riu ra nga çatia e një fabrike në zonën industriale, teksa po shkonte të takonte dajën e tij. Për pasojë ai ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli.
Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.