Shembet hoteli 3-katësh në Radhimë, 10 ditë më parë hasi kundërshtinë e pronarëve! Godina ishte marrë më qira nga një italiane: Më latë në qiell të hapur

IKMT është rikthyer sërish në zonë e Radhimës për të prishur hotelin 3-katësh, i cili pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit. Prishja e këtij hoteli nisi që më 28 mars, por hasi në rezistencën e vetë pronarëve të hotelit dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira. Ata hipën mbi çati duke mos lejuar prishjen, çka bëri që inspektorët të tërhiqeshin dhe t'i linin afat 10 ditor për të boshatisur ndërtesën. IKMT është shfaqur sërish sot dhe ka nisur prishjen e hotelit.

Më herët pronarja e hotelit Arleta Havari, tha se hoteli ishte në proces legalizimi dhe disponon dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli. Ndërsa sot, gjatë procesit të prishjes, vetë pronarët nuk kanë reaguar, ndërsa rezistenca është bërë nga shtetasja italiane Mariana Carigli, e cila kishte marrë hotelin me qira. Ajo thotë se me prishjen e hotelit ka mbetur në qiell të hapur dhe dje i kishte ardhur një shkresë për taksat e 2022, duke shtuar se institucionet ose e njohin dhe kërkojnë taksat ose nuk e njohin godinën.

"Si qytetare Italiane mendoja se do të kisha të paktën një shtëpi për të futur kokën derisa të gjeja një tjetër. Unë nuk di as motivet e këtij veprimi. Unë jam në mes të rrugës tani, nuk di çfarë të bëj.  Unë kam paguar taksat në të gjitha vitet, dje më erdhi një shkresë e mora te posta dhe ishte për taksat e 2022. Mund të më thotë dikush nëse njihet apo jo? Ose e njihni dhe vendosni taksa, ose nuk e njihni. Unë nuk di çfarë të bëj tani. Kjo është e padrejtë. Unë falënderoj konsullatën dhe ambasadën italiane por qëndron fakti se ato nuk mund të tejkalojnë ligjet shqiptare. Por që një qytetar të flejë në qiell të hapur kjo më duket e padrejtë", tha ajo.

Aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe që nuk janë pjesë e procesit të legalizimit në vijën bregdetare të Radhimës vijon prej ditësh.

 

 

VIDEO/ Shembja nga IKMT

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 05/04/2022 16:23

    Shume mire ia bene, pastruan bregdetin nga cibane... Tani vjen oligarku rehat rehat dhe e perlan :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja