TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Perrolajt në Has, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ka humbur jetën një minator dhe ka mbetur i plagosur një minator tjetër.
Sipas bluve të qytetit të Hasit, mësohet se nga rrëshqitja e një masivi dheu në një prej galerive të minierës së Perrolajt, ka humbur jetën shtetasi Tasim Doda, me detyrë minator, ndërsa ka mbetur i plagosur kolegu i tij, Agron Qarri.
Sipas burimeve policore, mësohet se policia e mbërritur në vendngjarje, ku dha ka nxjerrë trupin e viktimës, ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa pista ku po hetohet lidhet me kushtet e sigurisë në minierë.
Sipas hetimeve paraprake, miniera ku punonin viktima dhe i plagosuri është private dhe shfrytëzohet nga të zotët e tokës në fshatin Perroll. Policia dhe prokuroria e Hasit kanë nisur hetimet, duke ngritur dyshime mbi kushtet e sigurisë dhe kanë nisur të merren në pyetje minatorët e tjerë, që punonin në galeri, si dhe pronarët e minierës./ATSH/