Shembet muri anësor i urës
së Shën Prodhomitne Voskopoje

Shembet muri anësor i urës <br />së Shën Prodhomitne Voskopoje
KORÇË - Shembet një pjesë e murit anësor të urës së Shën Prodhomit, në Voskopojë. Objekti i ndërtuar rreth 250 vjet më parë dhe i përfshirë në hartën e Monumenteve të Kulturës, është shembur prej një autobusi, i cili po çonte vizitorë drejt kampit.

Sipas kreut të Komunës Voskopojë, Nexhip Bacelli, autobusi ka kaluar shumë pranë murit anësor, duke e hedhur një pjesë të tij poshtë. “Po, është e vërtetë që është rrëzuar një pjesë e murit anësor të urës së "Shën Prodhomit".

Eshtë një prej monumenteve të vjetra në fshatin tonë. Autobuzi ka qënë duke çuar vizitorë drejt kampit, por ka devijuar, duke shembur murin anësor të urës.

Është shembur muri, por fatmirësisht nuk ka patur dëme të tjera, si në objekt, por dhe të rrëzimit të autobuzit, apo të lëndimit të vizitorve”, ka deklaruar Bacelli.

Menjëherë pas ngjarjes, nga drejtuesit e komunës është lajmëruar Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë, e cila ka kryer procedurat e nevojshme, për të kryer dhe rindërtimin e pjesës së dëmtuar.

Ndërkohë në urën e Shën Prodhomit, mësohet se pas dëmtimit, është ndërprerë përkohësisht kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë.

Shembja e njërit prej mureve anësore të urës në Voskopojë, ka ndodhur pikërisht një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore, kur apelohet fuqishëm për mbrojtjen e këtyre vlerave.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë