Shëmbet ndërtesa në Mumbai, katër të vdekur dhe më shumë se 30 të bllokuar nën rrënoja

Shëmbet ndërtesa në Mumbai, katër të vdekur dhe më shumë se 30 të bllokuar nën rrënoja

Të paktën katër vetë u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën kur një ndërtesë katërkatëshe në Mumbai u shemb.

Forca të shumta u përpoqën për të shpëtuar ata që u përfshinë në aksidentin që ndodhi në Dongri rreth orës 12 të mesditës së sotme.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se katër persona u konfirmuan të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Tre skuadra të mëdha nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave (NDRF) u gjendën shpejt në vend duke kërkuar për të mbijetuar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta por besohet se shembja e ndërtesës mund të ketë ardhur si pasojë e rreshjeve të mëdha që kanë përfshirë megapolin me 20 milion banorë.

Prej javësh, India ka rënë pre e shirave dhe stuhive musone

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja