Rruga në Kodrën e Gjinve mes fshatit Luz dhe fshatit Zall është shembur duke shkaktuar panik tek banorët e zonës për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.
Traseja e rrugës ka pësuar shembje ndërsa familjet që banojnë aty pranë e kanë thuajse të pamundur lëvizjen, për shkak të rrezikut dhe rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave.
Rastin e ka denoncuar dhe ish-kandidati për deputet i Durrësit nga radhët e PD-së, Aulon Kalaja. Rruga ka nevojë për ndërhyrje pasi shembjet kanë bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve.
Komente









