Ura e Metoqit në Sarandë është shembur. Ura lidh zonën bujqësore të Metoqit me fshatin. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes, por paraprakisht mendohet se mund të jetë shembur nga kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.
Nuk përjashtohet mundësia që shembja të ketë ndodhur edhe nga erozioni i ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës. Në këtë zonë janë ndërtuar vitet e fundit edhe 10 banesa dhe disa komplekse blegtoriale