Shembet ura, rreth 100 banorë të izoluar në Ersekë: Po rrezikojmë jetën e fëmijëve në lumë! Infermierja: Nuk u shkojmë dot në ndihmë të sëmurëve

Banorët e 5 fshatrave të Ersekës rrezikojnë jetën, mbi ujërat e lumit Osum dhe shkak për këtë është bërë shkatërrimi total i urës së Orgockës dikur edhe monument kulture.

Çdo ditë banorët përballen me këtë situatë, ku vetëm një "gabim" i vogël mund tu marrë edhe jetën. Nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje nga institucionet ndërsa me forcat e tyre kanë ngritur një pasarelë me dërrase provizore që në ditë me shi mbulohet nga uji, duke lënë rreth 100 banorë të 5 fshatrave në izolim të plotë.

"Fëmijët i marr zvarrë kur kthej nga Korça njëri është 4 vjeç në kopsht dhe tjetri 12 vjeç në shkollë. Një ditë për pak kemi rënë aty, desh mu mbyt fëmija në lumë. Premtojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Kryetari i bashkisë e ka fajin i pari", shprehet e revoltuar një banorë e Mollasit.

Ndërsa një tjetër tregon se "ura ka 4-5 vite e dëmtuar, i kemi lajmëruar që nga bashkia e të gjithë, kanë ardhur inxhiniere e kanë parë dhe asgjë s'kanë bërë".

Infermierja e fshatit tregon episodet e dhimbshme: "Jam infermiere në këtë fshat dhe duke ndjekur të sëmurët e gjitha rëndon mbi mua! Nuk mund të kaloj në lumë! Duam një mbështetje, e kemi ngritur si shqetësim se sëmuren njerëzit dhe s'kemi çfarë bëjmë, vetëm po të vijë helikopteri. Ju e patë vete sa të vështirë e kisha të kaloja aty, edhe me të sëmurë kemi kaluar, por me vështirësi. Kishim një pacient me infarkt dhe mezi e kemi shpëtuar".

"Kur bien reshjet gjatë dimrit, nuk bëhet fjalë të kalohet fare, ndërsa tani kalojmë me vështirësi duke rrezikuar jetën. Këtu nuk vë dorë shteti se ky është shtet hajdut. S'kemi lënë vend pa shkuar por askush nuk vjen ta rregullojë. Edhe ministri Niko Peleshi e ka për detyre, na premtoi edhe nuk e bëri", shprehen të tjerë banorë.

Në janar të vitit 2018 për shkak të reshjeve te shumta pati vërshime të mëdha të ujërave të cilat sollën për pasojë rrëzimin e një pjese të mbetur të Urës se Orgockës ndërsa për shkak të mungesës së fondeve nga pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë për të nxjerrë këta banorë nga izolimi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'