Shembja e akullnajës në Himalaje, shkon në 18 numri i të vdekurve

Shembja e akullnajës në Himalaje, shkon në 18 numri i të vdekurve

Shkon në 18, numri i të vdekurve  nga shkëputja e një masivi akullnaje në Himalaje.

Autoritetet qeveritare të Uttarakhand kanë raportuar se deri më tani janë nxjerrë 18 trupa dhe janë të paktën 200 të zhdukur që punonin në termocentralet e zonës. Disa nga personat ishin bllokuar në dy tunele: 12 njerëz u shpëtuan dje në tunelin e parë, por rreth 30 njerëz janë ende të bllokuar në tunelin e dytë.

Me shembjen e rrugës kryesore, shpëtimtarëve iu desh të ngjiteshin me litarë në anën e një kodre për të arritur në hyrje.

"Nëse ky incident do të kishte ndodhur në mbrëmje, pas orarit të punës, situata nuk do të ishte aq serioze pasi punëtorët do të kishin qenë në shtëpi ", tha Kryeministri Trivendra Singh Raëat.

Në operacionet e kërkim shpëtimit janë përfshirë më shumë se 2000 policë dhe ushtarë. Shkaqet  e fatkeqësisë ende mbeten të paqarta dhe për këtë arsye shumë ekspertë kanë arritur për të mbledhur sa më shumë informacion. Përveç efekteve të ndryshimeve klimaterike, aktivistët kanë dënuar po ashtu ndërtimet e digave dhe infrastrukturën hidroelektrike përgjatë lumenjve dhe maleve të Uttarakhand, për të cilat ata pretendojnë se po destabilizojnë ekologjikisht rajonin e brishtë të Himalajeve,  duke provokuar ngjarje më ekstreme të motit. Ka 550 diga dhe hidrocentrale në zonë, njëqind të tjerë janë në ndërtim e sipër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja