Shembja e hotelit në Radhimë, familja ngujohet brenda, mes tyre edhe një fëmijë, vlonjati: Nuk jemi serb, po masakroni një familje

 

Një familje në Radhimë të Vlorës nuk pranon që t’u shembet hoteli i tyre. Ato kanë refuzuar që të dalin, teksa brenda në shtëpi është edhe një fëmijë 3 vjeç. Ndërkohë, banorë të tjerë që i janë shembur shtëpitë kanë akuzuar policinë.

“Kemi 30 vite vjet, jam rrahur për PS, dërgo këta, punëtorët. Kemi 30 vite këtu, pse futesh në tokën time? Aty të rrinë, se aty do të ngjitemi dhe në, të gjithë të vdekur, 30 vite punë”, tha një qytetar.

“Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

Shembja e hotelit në Radhimë has në rezistencë, babai me fëmijën 3-vjeç hipën në çati: Nuk jemi serb, po shkatërroni një familje! IKMT ndërpret operacionin


B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë