TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kreu i Partisë Demokratike, lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për aksionin e sotëm të INUK në kryeqytet, ku u shemb një lokal dykatësh pa leje, brenda të cilit kishte edhe lapidar.
Sipas Bashës, dykatëshi i zbuluar ditën e sotme, është i ndërtuar 12 vjet më parë, në kohën kur kryeministri aktual ishte kreu i Bashkisë së Tiranës.
Basha akuzon se “Rama po krekoset si gjeli mjaë plehut” pasi sipas tij vendi ka vetëm mjerim, ndërsa shton se klientela e kryeministrit vijon të ndërtojë pa leje nga Velipoja në Ksamil.
“Ky dykatëshi që “zbuloi” sot ish kryetari 11 vjecar i bashkisë ka 12 vjet që qëndron aty. I lejoi 11 vjet të mbijnë në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korruptive…sot krekoset si gjeli majë plehut se po i prish…pa krijuar asnjë vend të ri pune, asnjë shpresë për të ardhmen. Vetëm mjerim, shkatërrim dhe propagandë bajate…Ndërkohë klientela e tij ndërton pa leje nga Velipoja në Ksamil…” shkruan Basha në Facebook.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com