TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me prishjen e “Obeliskut të Demokracisë” në Kavajë, simbol i kësaj partie me ardhjen në pushtet në vitin 1993, pas rënies së komunizmit.
Deputeti i PD Edi Paloka, në një dale për mediat, teksa e vlerësoi Obeliskun si simbolin e lirisë dhe demokracisë, akuzoi kryeministrin se me këtë veprim ka ndezur fitilat për një revoltë popullore. Sipas Palokës, me këtë akt kryeministri ka minuar stabilitetin në vend, duke dashur të rikthejë diktaturën, ndërsa nënvizoi se shembja e Obeliskut, do të thotë sipas tij, se ka shembur edhe karriken e tij të shefit të qeverisë.
Më poshtë fjala e plotë e deputetit të PD, Edi Paloka:
"Edi Rama ka provokuar sot dhunshëm demokratët e vendit, por dhe mbarë qytetarët, duke shembur simbolin e lirisë dhe të demokracisë në qendër të Kavajës.
Simboli i dy gishtave, përfaqëson sakrificën e gjithë kombit tonë, përditët e vështira të rrëzimit të sistemit komunist. Kavaja ishte pionere e ardhjes së demokracisë në vend, dhe e meritonte me dinjitet simbolin në mes të qytetit. Me këtë akt, Edi Rama ka ndezur fitilat e një revolte popullore. Me këtë akt të shëmtuar e provokues, Edi Rama ka kaluar cdo kufi, ka dhunuar haptazi qytetarët e Kavajës dhe të gjithë vendit që nuk pajtohen me përpjekjen e tij për të rilindur diktaturën, pjellë e së cilës ai është.
Duke shembur simbolin e demokracisë, Edi Rama ka minuar përfundimisht stabilitetin politik në vend, pasi e kishte goditur atë në mënyrë të përsëritur me shkallmimin e kolonave të demokracisë dhe bashkëjetesës politike. Ne i bëjmë sot me dije Edi Ramës, se ai ka shembur karriken ku është ulur. Nga Kavaja do të vijë fundi i tij politik, fundi i sundimit të tij me bandat famëkeqe në Kavajë e kudo në Shqipëri."
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO