Shembja e rrugës Borsh-Sarandë, ARRSH: Rrëshqitja e dherave problematikë e hershme, po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të problemit

Shembja e rrugës Borsh-Sarandë, ARRSH: Rrëshqitja e dherave problematikë e hershme, po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të problemit

Reshjet e dendura të shiut gjatë javë së fundit shkaktuan rrëshqitje të konsiderueshme dherash duke dëmtuara dhe çarë në dysh rrugën Borsh-Sarandë, një rrugë e re e asfaltuar. Autoritet Rrugor Shqiptar shprehet se kjo rrugë gjithmonë ka pasur problematikën e rrëshqitjes së dheut dhe se në 2015 janë bërë projekte për stabilizimin e saj por për shkak të vlerës së lartë ishte vendosur që këto projekte të implementohen në momentin e rehabilitimit të plotë të këtij aksi rrugor dhe se përgjatë këtyre viteve rruga vetëm ishte mirëmbajtur dhe duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.

“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 - Data e Përfundimit 15.06.2009. Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive. Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.

Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore", shkruan Autoritet Rrugor.

ARRSH shprehet se reshjet e ditëve të fundit sollën rrëshqitje të reja duke dëmtuar këtë rrugë në një gjatësi prej 100 metrash dhe për këtë po punohet që rruga të rindërtohet me mure mbrojtës betoni dhe kanalizimet e duhura që të shmanget ky fenomen në të ardhmen.

"Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës.

Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin.

Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit.

Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me: 

-   Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar.

-   Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara.

-   Prishjen e murit ekzistues.

-   Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes

-   Ndërtimi i shtresave të reja rrugore.

-   Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni.

-   Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur", shkruan ARRSH.


Lajmi kryesor:

Rruga Sarandë-Borsh nën hetim nga KLSH! Burime për Report TV: Do kryejmë auditim për të gjetur problematikën përse ndodhi fundosja e saj


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja