Çdo ditë mësuesë, infermierë, mjekë, në disa zona të juglindjes po përballen me vështirësinë për të arritur në punë për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, e cila prej ditësh është e pakalueshme.

Me mjete të ndryshme ata mbërrijnë pak kilometra nga vendi ku ka ndodhur shembja. Detyrohen të ecin afro 30 minuta në këmbë, e nga zona e shembjes, siç shihet dhe në foto, me vështirësi duhet të kalojnë në krahun tjetër, nga ana e Pogradecit, ku i pret një mjet tjetër transporti që bën dhe dërgimin e tyre në vendet e punës. Të njejtat peripeci, janë të detyruar të kalojnë, dhe në kthim e me gjasë, ky do të jetë rituali i përditshëm, për një kohë të gjatë.


Lajmi kryesor:

Juglindja 5 ditë në izolim/ ARRSH shemb urën në Librazhd, ‘rikthen’ Shkumbin në shtrat! Do të ndërtohet rruga provizore, s'ka afat për hapjen (VIDEO)