Deri para një jave në rrugën Korçë-Pogradec, makinat ndalonin njëra pas tjetrës për të blerë prodhimet bio tek fermerët e zonës. Sot pamja është krejt tjetër.
Pas bllokimit të aksit Librazhd–Pogradec, fluksi i automjeteve ka rënë ndjeshëm në juglindje dhe bashkë me të edhe klientët që mbanin gjallë ekonominë e brishtë të këtyre fermerëve.
Sot, shumë prej tezgave janë bosh, ndërsa ata që vazhdojnë të dalin për të shitur në anë të rrugës thonë jashtë kamerave se xhiroja ka rënë ndjeshëm.
Mollët, patatet, qepët apo fasulet po kalben në magazina.
Shembja e të vetmit aks nacional që lidh Tiranën me juglindjen ka dhënë efekt negativ si në ekonominë familjare ashtu dhe në industrinë e turizmit.
Komente













Aty te kalben se i mbani cmimet si me i bler ne Las Vegas. Edhe dilni ne proteste. Jepjani mundesine te gjitheve te blejne jo vetem shtreses se larte ekonomike. Ose thajini edhe i perdorni per vitin e ri i mbillni prap.
Përgjigju