Shembja e shtëpive tek ‘5 Maji', deputetët e Berishës, Noka e Vokshi kërkojnë interpelancë me ministren Balluku

Shembja e shtëpive tek ‘5 Maji', deputetët e Berishës, Noka e Vokshi kërkojnë interpelancë me ministren Balluku

Deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka, pjesë e ‘Komisionit të Rithemelimit’, kanë kërkuar një interpelancë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Interpelanca me ministrin kërkohet në lidhje me projektet në zonat e “5 Majt”, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit, ku pritet të shemben disa shtëpi.

“Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale”, tha Vokshi në një postim në rrjetet sociale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale