Shembja e Teatrit, juristi Matlija: Ngritëm padi për të kundërshtuar vendimin e prishjes

Juristi Dorian Matlija për kamerën e Report Tv është shprehur se vendimi i marrë Këshilli Bashkiak nuk mund të zbatohet pa kaluar 10 ditë dhe se kishin ngritur një padi për të kundërshtuar vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

"Padia ishte për të kundërshtuar vendimin, duhej të kërkonim një masë sigurie, seanca zhvillohet shumë shpejt nga gjykata. Nuk është parë ndonjëherë veprimtari kaq e shpejtë. Vendimi nuk zbatohet pa kaluar 10 ditë. Nuk e kemi verifikuar ende zyrtarisht. Arriti të prishet para se ne të kërkonim një të drejtë. Juridikisht kemi të bëjmë me prishje dhe nuk dihet ende a do të ndërtohet tjetër. Rikthim i një teatri të ri siç ishte i vjetri, mund të arrihet ende edhe pas prishjes, duke ndërtuar një tjetër në venin që është dhe me të njëjtin model", është shprehur Matlija.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari