Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagimin e Komisionit Europian. KE shprehet se ne kishim bërë thirrje për dialog mes qeverisë dhe shoqërisë civile, por me keqardhje kjo thirrje jona nuk u dëgjua. KE tha se tashmë vendimi është i pakthyeshëm, ndërsa shprehu shqetësim për përdorimin e  forcën që u përdor për shembjen e teatrit. 

Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq. Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”, tha KE.