Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt taleban nga shteti, është koha për drejtësi!

Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt taleban nga shteti, është koha për drejtësi!

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje shembjen e Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si një akt taleban.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike janë krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale.

Sipas tij këto akte barbare janë sulme të drejtpërdrejta të institucioneve shtetërore.

"Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!

Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se : “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: "Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë".

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! Koha për drejtësi!" shkruan Meta.

VIDEO e postuar nga Presidenti Meta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 29/09/2020 15:04

    Po per Malin e Tomorrit qe qe e kane shfytyruar firmat e mermerit duke prere dhe pyllin nuk fole asnje fjale, apo s'te vjen zeri se prapa atyre firmave fshihet dora e leshelise se Nafije dybekut te babaxhikes

    Përgjigju
  • RAQI TAQI: 29/09/2020 13:44

    O OLIR FLORIRI A E DI TI SE ÇFAR UREJTJE KA POPULLI SHQIPTAR PËR TY MOR FUNDËRRIN. TI JE HAJDUT, MASHTRUS, GËNJESHTAR, E KRIMINEL. TI JE BUREC JO BURR. PO PRIT SE ATË HISHT QË NGRE SDO JET LARG KUR TA FUSIN NË *YTH TY DHE GRUAS TATE RUGAÇE.

    Përgjigju
  • 123: 29/09/2020 10:41

    Mos Like Floriu.., Mooosss.. Ma prishi diten As talebanet nuk e vjellin floririn e popullit., Hajde gjeje tani se nga kush eshte TALEBAN..,

    Përgjigju
  • redi: 29/09/2020 10:23

    Ne se flasim per Durresin ,mund te evitohej ndertimi i Valieres duke mos i betonuar por ti linin te hapura objektet erkeologjike te gjetura ,ndersa per ate barake ku ushte teatri kombetar nuk eshte akt takeban por ajt qyteterimi per ti dhene vendit dhe artisteve nje veper moderne dhe me te gjitha kushtet .Shqiperia doemos do ruaj vlerat por do shohi dhe progresin

    Përgjigju
  • Mona: 29/09/2020 09:59

    Ate gisht qe e mban gjithmone ngritur here medemek duke kercenuar e shantazhuar vere atje ku din se nuk te pjerdh kush,je bere gazi i botes njeri i neveritshem.

    Përgjigju
  • Likja .: 29/09/2020 09:56

    Po ik mbushu ore zgjebaruk se na hape barkun,ti je nje president kryehajdut,nje njeri tejet i lig,je nje hakmarres provincial,ke nje ligesi te lindur ne shpirtin tend te zi,je nje provincial i rendomte i pa kulturuar,boll mos na bej moral se te njohim kush je.

    Përgjigju
    • robi: 29/09/2020 15:09

      Besoj e mbani mend si ju turr Jozit ne parlament me vazo ne dore, turpi i botes

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën