Shembja e teatrit/ Vasili: Skandal i dimensioneve kombëtare në mes të qytetit

TIRANË- Protestat për të luftuar qeverinë Rama kanë kaluar në plan të dytë dhe opozita ka përqafuar kauzën për mbrojtjen e teatrit.

I gjithë aksioni opozitar është fokusuar në mbrojtjen e Teatrit, atë që ata e quajnë si :beteja e ligjit kundër antiligjit". Nga selia, ish-deputeti Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka argumentuar se përse kjo "betejë" është e rëndësishme, e ndërsa iu është përgjigjur edhe akuzave se kjo protestë tashmë nuk është më vetëm qytetare, por e politizuar.

Reagimi i plotë
Të gjithë shqiptarët janë me sy e vesh të hapur dhe në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë.

Sepse: Te Teatri është beteja e ligjit, me antiligjin. Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër. Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve. Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij. Është beteja mes shkuarjes në Europë përmes vlerave përballë antivlerave të hajdutëve dhe pastruesve të parave të krimit që na mban larg nga Europa.

Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër. Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në rradhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni. Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parrullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë.

Në çështjen e Teatrit Kombëtar është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, është shkelur Konventa Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, është dhunuar kryq e tërthorë parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore duke rrëmbyer kompetencat, janë dhunuar standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është grabitur prona publike në mënyrë të dhunshme dhe gjithshka është reduktuar në një tender të paracaktuar, të qepur sipas kostumit të fituesit dhe interesave qindra milionëshe të Edi Ramës dhe të tijëve.

Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit. Një skandal i tillë sdo guxohej të ndodhte në asnjë kryeqytet europian të perëndimit, ku aktorë e protestues janë dhunuar mes sheshit, janë rrethuar duke mos u lejuar as ujë të pijnë, dhe gjithë kjo dhunë shtazarake ka qenë vetëm në funksion të grabitjes së pronës publike, dhunimit të interest publik dhe vijimësi e planit të zi për instalimin e antishtetit.

Përfundimisht, Teatri është vijë ndarëse edhe për ndërkombëtarët që janë shnderruar ne avokate te qeverise dhe qe degjojne vetem italishten e qeverise nderkohe qe edhe ne opozite ka mjaft qe flasin e italishten por ate te se vertetes dhe jo ate te korrupsionit dhe grabitjes.

Eshte dita qe at ate zgjedhin në Shqipëri, të cilët janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës, apo me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë? Janë me të drejtën e qytetarëve që të protestojnë e të mbrojnë të drejtën publike apo më dhunuesit e pacipë të çdo të drejte themelore për tu shprehur? Janë për tendera fiktivë për të pastruar qindra miliona euro apo janë për procedura transparente të një vendi që aspiron në BE?

Janë për tërheqjen zvarrë të njerëzve që për dhjetra vjet kanë prodhuar art e kulturë apo janë në mbrojtje të atyre që kanë prodhuar për dhjetra vjet art kulturë e kanë edukuar brezat? A do guxonte njeri të tërhqite zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon? Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t’i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushteues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brënda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren.

E gjithë kurajua e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi pas kapjes së drejtësisë. Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat. Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë.

Korrupsion dhe grabitje do të thotë antiligj dhe çdo mbështetje do të jetë edhe ajo antiligjore. Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi antishtetin e kriminelëve në pushtet! Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Injorant kasap rexhep leka [ kepi ]: 29/07/2019 18:23

    O petrit vasili o hajdut ordiner po ti nuk ke as nder as cip. Ti po të kishe nder si merje gruan shokut e martoheshe me të. Ti je nipi manush kak myftiut edhe ti si daja shan imperjalizmin Amerikan që të hoqi viz të kuçe o petrit

    Përgjigju
  • Injoranti: 29/07/2019 15:56

    Nje debil me shume i LSI qe se pjerdh kush,te vuri vizen e kuqe Amerika si kryehajdut e kryemashtrues me keq se Like floriri,njerez te pacipe e pafytyre.

    Përgjigju
  • Populli: 29/07/2019 15:48

    Kryekrimineli dhe kryehajduti je ti dhe Like floriri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja