TIRANË – Tritol si ai që përdorin terroristët dhe përpjekje për të vendosur shetin e panikut, frikës dhe terrorit – kështu e ka konsideruar deputeti i PD-së, Halimi, përpjekjet e policisë për të shembur sot një ndërtim pa leje në hyrje të Qytetit Studenti.

Në mesazhin e tij në Fb, Halimi shkruan: “Përdorimi i panevojshëm i lëndës eksplozive për shembjen e një godine, ndalimi i qarkullimit në të pakten 3 rrugë kryesore, bllokimi i zonës për orë me rradhë, publikimi i zeshëm në media,  gjithë policia aty, shkaktimi i dëmeve materiale përreth s'janë veçse tregues të përpjekjeve për vendosjen e shtetit të panikut, frikës, terrorit;  Ashtu si terroristët përdorin tritolin për të ekzekutuar, jo se nuk kanë mjete të tjera.”- thekson Halimi.

Por,  vetëm pak minuta pas tij, reagon socialisti Erion Braçe, duke iu kundërpërgjigjur Halimit:

“Deri një orë më parë nuk flisnin hiç për një ndërtim pa leje rreth e rrotull fakultetit Ekonomik, ndërsa tani nisin të flasin prapë, të qeshin e përqeshin e të kërkojne llogari: Pse s’u shemb! Janë tamam ata që nuk bëjnë gjë në këtë vend!"- shprehet ai.

Godina katërkatëshe në hyrje të Qytetit Studentit ka qënë në fokus të mediave, ditët e fundit, si një ndër qindra ndërtime të paligjshme në gjithë vendin që do të shemben, në kuadrin e vendimeve të marra nga Qeveria "Rama" për planifikimin dhe menaxhimin e territorit të vendit.

Prishja e kësaj godine nisi sot, nëpërmjet një shërthimi të kontrolluar me tritol. Lexo: Shembet pjesërisht godina tek Fakulteti Ekonomik

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)