Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve
Shembja e një banese në zonën e Laprakës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë objektet e ndërtuara pa leje, duke i hapur kështu rrugë projektit “Unaza e Madhe”. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj bën me dije se familjet në fjalë do të marrin tanimë bonus qiraje deri në tre vjet.
“Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje, pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës!”, shkruan Veliaj.
Duke iu referuar rastit të Bajram Nelas, Veliaj thekson se është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve kanë ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve. “Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera - shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Twitter”.
IMT ka vijuar ditën e sotme me prishjen e banesave në Shkozë dhe Laprakë, në kuadër të projektit "Unaza e Madhe". Puna e tyre është shoqëruar me momente tensioni; fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë, ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda. Kryefamiljari Bajram Nela u shpreh se do të vetëflijohej nëse shtëpia do të shembej, ndërsa gruaja akuzoi se policia ushtroi dhunë psikologjike.
Por kush është Bajram Nela?
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Bajram Nela ka punuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe ka ndërtuar në vitin 1997 një objekt në afërsi të Doganës, pa mundur ta legalizonte asnjëherë. Ai nuk jetonte në të pasi e kishte dhënë me qera; katin e parë e kishte dhënë me qera për farmaci bujqësore dhe katin e dytë një gruaje. Përveç ndërtesës pa leje të ndërtuar në gjurmën e Unazës, Bajram Nela ka në zotërim edhe një restorant në zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit. (Lexo këtu)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55